Transferimi i futbollistit shqiptar i shmang problemet ekonomike klubit spanjoll

E diel, 29 Qershor, 2025

Viti 2020 ka qenë i vështirë për të gjitha skuadrat e futbollit dhe asnjë nuk e ka mbyllur sezonin me bilanc pozitiv.

Zhvillimi i ndeshjeve pa tifozë dhe ndalesa e kampionateve për një kohë të pacaktuar solli kolaps në ekonomi. Por ekipi i Albasetes mund të kishte përjetuar momente më të vështira në rast se nuk do të shiste në janarin e kaluar futbollistin shqiptar Rei Manaj.

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare u transferua nga Albasete drejt Barcelonës C për 2.7 milionë euro.

Formula ishte 700 mijë euro dhe 2 të tjera në formë bonusesh dhe për momentin Rei ka sjellë në arkat e klubit 1.4 milionë euro, shifër kjo e cila shërben  për të zbutur disi humbjet e mëdha që kishte skuadra.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.