Grupi kulturor “Shpirti Arbëresh”, ka realizuar këngën e shkruar nga At Santori për të përshëndetur besimtarët arbëreshë me rastin e Krishtlindjes.
Në videon e publikuar nga artistja arbëreshe Elisabeth D’Elia, teksti i këngës shoqërohet me përkthimin e saj në italisht të mundësuar nga profesor Carmine Stamile.
Grupi kulturor “Shpirti Arbëresh” është krijuar për të mbajtur gjallë kulturën dhe rrënjët arbëreshe. “Prej kohësh ndjenim dëshirën për të afirmuar me zë të lartë origjinën tonë si arbëresh. Kështu vendosëm të rikthenim këngë të vjetra arbëreshe dhe në 2010 lindi projekte “Shpirti Arbëresh”, thënë ndryshe shpirti i shqiptarëve të Italisë”, shpreheshin themeluesit e grupit.
Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.