SHBA / Revista Letrare “Pena” në numrin e saj të 8-të

E diel, 28 Prill, 2024

Revista letrare “Pena”, organ i “Shoqatës së Shkrimtarëve Shqiptaro-Amerikanë”, del para lexuesit në numrin e saj të 8-të në vitin 2020 me 25 autorë, nga ku 4 kritikë, 4 poetë, 4 prozatorë, 6 eseistë, etj. Kryredaktor i këtij numri është z. Adnan Mehmeti dhe redaktorë janë z.Mëhill Velaj dhe dr. Yllka Filipi.

Përgjithësisht, revista vjen me një strukturë tashmë të konsoliduar, nga ku rubrikat: kritikë, poezi, prozë, intervistë, ese, kronikat e shoqatës etj., janë thuajse të përhershme pasi i gjejmë edhe në numrat e mëparshëm të kësaj reviste.

Ajo që shënon nisjen e leximit të kësaj reviste është kritika. Është bërë zgjedhja e duhur që kjo rubrikë të hapet me një përkujtim të domosdoshëm për një personalitet tepër të rëndësishëm për botën shqiptare, siç është Arshi Pipa. Me këtë rast, studiuesi Anton Çefa na vjen me “Të kujtojmë Arshi Pipën në 100-vjetorin e lindjes”, ku na jep të dhëna rreth jetës dhe veprimtarisë (me kontribut shkencor të shumëanshëm dhe sidomos cilësor) së Arshi Pipës.

Pjesë e kësaj rubrike janë edhe hulumtimet nga Gjekë Marinaj, PhD me “Fuqia e referencës letrare dhe autoriale në njësimin e Adnan Mehmetit”, një recension në plan të gjerë i librit “Shoqata e Shkrimtarëve Shqiptaro-Amerikanë. Autorë dhe vepra” me autor Adnan Mehmeti; doktorante Arjeta Ferlushkaj me “Prania e tjetrit”, një studim mbi marrëdhëniet intertekstuale në letërsinë bashkëkohore, konkretisht në atë të shkrimtarit Ridvan Dibra dhe mbyllet me analizën e prof.dr. Thanas Gjikës: “Sinteza e së shkuarës, së tashmes dhe së ardhmes vetëm në disa faqe të Visar Zhitit”, mbi kapitullin “Zbarkuesit” nga romani “Rrugët e ferrit” i shkrimtarit Visar Zhiti.

Sa i takon hapësirës që i është rezervuar në revistë krijimit letrar, ajo nis me poezinë dhe ky numër vjen me autorë si: Visar Zhiti (“Vazhdimisht tradhtohet njeriu”, “Rrethimi”, “Si shkohet në Kosovë”, “Zbathur shëtitet nëpër buzët tua”, “Mbi një fotografi shkruaj një lutje zotit”, “Skeleti”, “Jeton në syrin tënd”); Këze Kozeta Zylo (“Dua të vdes bukur, jam njeri”, “Saranda, Dea dhe Joni”, “Një dolli në ‘Zemrën e Liqerit’ të Lasgushit”); Xhemal Gora (“Kosova”, “Ky mall”, “Takim me Eseninin”, “Grave”) dhe Ermira Mitre (“Vetmia”, “Tango trëndafilash”, Në muajin mars”, “Eja valëz”).

Ndërsa proza (e shkurtër) na prezantohet me këto autorë: Ramiz Gjini me “Shitësi i dhuratave të dashurisë”; Shpresa Vrana me “Nëse një ditë…më kërko!”; Mëhil Velaj me “Dëshirat e Aulonës” dhe Jani Plasa me “Guna e kaçakut”.

Intervista e këtij numri ka në fokus krijimtarinë e shkrimtarit dhe studiuesit Gjekë Marinaj. Mujë Buçpapaj ka vendosur ta intervistojë shkrimtarin Marinaj me rastin e 30-vjetorit të botimit të poezisë “Kuajt”. Ndër të tjera, duke iu kthyer të kaluarës për të krijuar një analogji me ditët e sotme, shkrimtari Marinaj konstaton se nuk kanë ndryshuar shumë gjëra thelbësore.  Për këtë arsye, intervista nga Buçpapaj na vjen me titullin “Ju tregoj pse poezia ime “Kuajt”, mbetet kaq aktuale edhe pas 30 vjetësh”.

Rubrika e esesë vjen pikërisht me 6 të tilla dhe përmendim: Dalan Luzaj me “Kur putha Kosovën”; Iliriana Sulkuqi me “Biografia ime ndryshe…dhe një premtim”; Raimonda Moisiu me “Poezia dhe muzika – dy nimfa ‘të dashuruara’ pafundësisht”; Pierre-Pandeli Simsia me “Sokakët e qytetit tim”; Akri Çipa me “Ai nuk e humbet esencën e së bukurës” dhe Luz Thaqi me “Rikthim në kohë”.

Një ndër rubrikat më funksionale të revistës, në veçanti për “Shoqatën e Shkrimtarëve Shqiptaro-Amerikanë” është ajo e kronikës, e cila konstatojmë me kënaqësi se vjen më e pasur. Kjo rubrikë ka vlerë sidomos për anëtarët e rinj të Shoqatës apo për një lexues me interesa më të thelluara sa i takon krijimtarisë që zhvillohet në diasporë apo për ‘ndërtimin’ e një historiku për “Shoqatën e Shkrimtarëve Shqiptaro-Amerikanë”. Një ndihmesë edhe më të madhe jep lista e botimeve të realizuara nga anëtarët e Shoqatës që jepet në faqet e fundit të revistës.

Në këtë numër, përveç pasqyrimit të aktiviteteve botuese apo promovuese të anëtarëve të Shoqatës, lexuesi mund të gjejë edhe organizime apo qëndrime në lidhje me ndodhi që nuk mund të anashkalohen, siç është rasti i largimit (të detyruar) nga Shqipëria i shkrimtarit dhe studiuesit Agron Tufa. Për solidaritetin e SHSHSHA-së ndaj Agron Tufës, në revistë kemi mundësi të lexojmë dy shkrime nga Frank Shkreli dhe Beqir Sina.

Pjesë të këtij numri janë edhe njoftimet për anëtarësimet e reja në SHSHSHA. Një shkrim nga Eleonora Qeparoi na njeh me anëtarësimin e poetes Ermira Mitre Kokomanit. Gjithashtu, anëtarë të rinj në SHSHSHA u pranuan edhe Xhemal Gora, Jani Plasi, Frank Shkreli dhe Arjeta Ferlushkaj. Në këtë numër nuk mungojnë edhe promovimet e botimeve, siç është ai për librin “Esencat e mendimit letrar” me autor dr. Besim Muhadri; njoftime mbi ngjarje letrare në rang ndërkombëtar siç është rasti i çmimit Nobel, i cili këtë vit u fitua nga poetja amerikane Louise Glück, etj.

Fuat Memelli dhe Namik Selmani vijnë në këtë numër të revistës “Pena” me nga një shkrim secili për një botim të rëndësishëm për SHSHSHA-në, siç është libri “Shoqata e Shkrimtarëve Shqiptaro-Amerikanë. Autorë dhe vepra”, botuar nga Adnan Mehmeti (2020).

Një ngjarje e rëndësishme për SHSHSHA-në këtë vit është anëtarësimi i shkrimtarit të mirënjohur Visar Zhiti, konkretisht si “Anëtar Nderi” i Shoqatës. Për këtë eveniment, vetë shkrimtari Zhiti i ka dërguar një letër “Shoqatës së Shkrimtarëve Shqiptaro-Amerikanë”, letër të cilën lexuesi e gjen në faqet e kësaj reviste.

Pjesë e kësaj kronike janë edhe shkrimet: Namik Selmani me “Udhëtimi i revistës letrare “Pena” në Boston” dhe Fuat Memelli me “Rreth një “sofre” me krijuesit e Bostonit”, të dy shkrimet referuar takimit të shkrimtarëve në Boston, në janar 2020. Gjithashtu, shkrimi redaksional “Lamtumirë aristokrati i Shoqatës së Shkrimtarëve Shqiptaro-Amerikanë, prof. dr. Agron Fico”, me rastin e largimit nga jeta të një anëtari të nderuar të SHSHSHA-së, Agron Fico.

Duke shfletuar revistën “Pena”, lexuesi me kënaqësi mbyll faqet e fundit të saj duke numëruar plot 28 botime të reja që janë realizuar nga anëtarët e SHSHSHA-së për vitin 2020:

  • Numri i 8-të i revistës letrare “Pena”.
  • Shoqata e Shkrimtarëve Shqiptaro-Amerikanë. Autorë dhe vepra” dhe “Si stelele iubesc” / “Edhe yjet dashurojnë”, (poezi në rumanisht) nga Adnan Mehmeti.
  • The Old Bridge – Ura e vjetër” (ese dhe studime letrare) nga Arjeta Ferlushkaj
  • Shpresë dhe dashuri” (novelë) nga Besa Rexhepi.
  • Esencat e mendimit letrar” dhe “Shtjefën Gjeçovi dhe Kanuni i Lekë Dukagjinit” (studime) nga Besim Muhadri.
  • Flakadan dije dhe kulture. Qendra Kulturore Shqiptaro-Amerikane Nju Xherzi” / “A flambeau of knoëledge and culture. The Albanian-American Cultural Center Neë Jersey” (monografi) nga Bexhet Asani.
  • Heshtja” (roman) nga Bora Balaj
  • Aëay from Home” (poema) nga Carrie Hooper
  • “ການສາລະພາບຂອງທະເລ” / “Confessions of the sea”; “Humanizing Venus” (në gjuhën bengale); “46 саҳифа” / “Page 46” dhe “Ëith Neruda on the Atlantic Shore” (në gjuhën koreane), poezi nga Gjekë Marinaj.
  • Meditime shqiptare në Amerikë” (poezi) nga Gjeto Turmalaj.
  • Puthemi te fjala” (“Baciamoci alla parola”), poezi shqip-italisht dhe “Për nesër” (“Ëords of tomorroë”), poezi shqip-anglisht nga Ilirjana Sulkuqi.
  • Kohë e pamposhtur” (roman) nga Jashar Esati.
  • Çamëria, bisk i endrrës” (poezi) nga Namik Selmani.
  • Tregime”, “Hija e atij tjetrit” dhe “Shtëpia në përrua” nga Petraq Pali.
  • Ankimi i Luciferrit” (poezi), “L’homme avec La fenêtre dans ses bras” (poezi në frëngjisht) dhe “Ospatul modern al lui Shakespeare” (poezi në rumanisht) nga Petraq Risto.
  • Ërong marriage” nga Sabije Dervishi Veseli
  • The Ëall Clock And Other Short Stories”nga Sami Milloshi.
  • E diela e fundit” nga Shpend Gjocaj.
  • Funeral i pafundmë” (“Cortegiul fara de sfarsit”), roman në rumanisht nga Visar Zhiti.

Po ashtu, në faqet e fundit të revistës, i përmendet lexuesit dhe njeriut të letrave se cilat janë kushtet e anëtarësimit për secilin që dëshiron t’i bashkohet grupit të krijuesve shqiptaro-amerikanë.

Ndërsa, në faqen e parë të revistës, gjejmë këtë moto:

Misioni i Shoqatës së Shkrimtarëve Shqiptaro-Amerikanë është t’i sjellim komunitetit tonë dhe të gjithë shqiptarëve kudo që janë, një krijimtari të cilësisë së lartë në përputhje me standardet bashkëkohore të botës ku jetojmë. Po kështu, do të bëjmë ç’të jetë e mundur që të zbulojmë dituri të reja e të krijojmë një art të ri letrar, për të pasuruar civilizimin shqiptar dhe për të kontribuar në mënyrë të ndjeshme edhe ndaj progresit letrar botëror”.

Një mesazh por edhe kërkesë e tillë e SHSHSHA-së, e cila boton revistën e saj “Pena” për 8 numra deri tani, i kujton vazhdimisht anëtarëve të saj, lexuesve por edhe autorëve që aspirojnë të jenë pjesë e shoqatës dhe revistës, që pena e tyre duhet të jetë e mprehtë dhe pretenduese, që koha mos ta sfidojë.

Nga Doktorante Arjeta Ferlushkaj