Greqi/ Organizata “Jeta” vijon nismat e solidaritetit

E martë, 12 Nëntor, 2024

Organizata “Jeta” në Selanik prej disa javësh ka ndërmarrë një nismë solidare për të ndihmuar familjet në nevojë. Me afrimin e festave angazhimi ka qenë më i madh për të dhuruar buzëqeshje në këto kohë të vështira pandemie.

“Festa të mbara e të gëzuara për të gjithë pavarësisht nga kushtet e vështira të pandemisë që po kalojmë. Falenderojmë të gjithë që kontribuan dhe u solidarizuan me thirrjen tonë për të ndihmuar sa më shumë familje në nevojë, por në veçanti një biznesmen shqiptar i cili preferon të mbetet anonim, gjithashtu falenderojmë Spiro Janaqi, Lefter Kafe Kyvelia etj.. Do bëjmë të pamundurën të jemi sa më pranë njëri-tjetrit në çdo moment për t’u bërë shkak për t’i rikthyer dikujt buzëqeshjen”, shprehen organizatorët e kësaj nisme.

Organizata “Jeta” ka degët e saj në Athinë, Selanik, Veria, Patra, Larisa dhe Volos.

Organizata “Jeta” është themeluar në mars të vitit 2016, me synimin për të qenë një komunitet që fokusohet kryesisht në kërkimin, studimin, komunikimin dhe ndërhyrjen në çështjet që i përkasin përmirësimit të cilësisë së jetës së gruas dhe të grupeve delikate të shoqërisë, duke kontribuar kështu në përpjekjet për përmirësimin e mirëqenies sociale, duke ofruar ndihmë në zbulimin dhe komunikimin e çështjeve sociale që u përkasin, qoftë në mënyrë të pavarur, apo ndërmjet koordinimit të veprimeve, njohurive dhe të ardhurave me organizma të tjerë për të njëjtin qëllim. Në fokus të saj është mbështetja dhe fuqizimi i gruas dhe të grupeve delikate të shoqërisë, çka në këto kohë e ka treguar me aktivitetet e shumta që ka organizuar.