Gjermania në izolim, mjeku shqiptar: Vendi, një hap para fazës finale të luftës

E diel, 29 Qershor, 2025

Prej kësaj të mërkure Gjermania ka hyrë në izolim të paktën deri më dhjetë janar sipas masave të paraqitura nga kancelarja Angela Merkel.

Sipas mjekut shqiptar atje, Alk Shehu masat e mara arrijnë në niveline atyre në fillim të pandemisë për shkak të numrit të rritur ndjeshëm të infektimeve por dhe grumbullimet për festa.

Duke folur për Eruonews Albania, dr. Shehu thotë se Gjermania aktualisht gjendet në një presion të madh për shkak të shifrave në rritje të të infektuarve, por jo jashtë kontrollit pasi spitalet dhe repartet e terapisë intensive nuk janë ende të mbingarkuara.

“Marrja e këtyre masave bëhet pikërisht për të shmangur mbingarkesën në spitale. Aq më tepër që jemi në fazën finale sepse më 21 janar Gjermania pritet të certifikojë vaksinën Pfizer dhe më 22 të nisë vaksinimi, pasi qendrat janë bërë gati”, tha mjeku.

Ai shton më tej se dhe gjermanët, ashtu si shtetet e tjera e presin të lehtësuar vaksinën anti-COVID me shpresën se do t’i rikthehemi jetës normale edhe pse ka dhe nga ata që janë skeptikë ndaj çdo lloj vaksine.

“Deri tani qeveria gjermane ka siguruar se vaksina ka mbrojtje 96-97 për qind dhe është e sigurt”, tha ai.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.