Një histori e pabesueshme ajo e një 50-vjeçari shqiptar i cili prej 5 ditësh me shenja të koronavirusit prenoton një biletë avioni për në Milano dhe shfaqet duke kaluar çdo lloj kontrolli në klinikën e doktorit të famshëm italian, Alberto Zangrillo.
Historia vjen në të përditshmen italiane “Libero Quotidiano”, e cila përshkruan me detaje itinerarin e shqiptarit të infektuar me COVID-19 duke ndezur sirenat e alarmit e gjurmuar pasagjerët që udhëtuan me të, taksistin që e çoi në klinikë etj.
“Shpëtoni kush mund, por së pari mua” shkruan media italiane mbi historinë e çuditshme të shqiptarit 50-vjeçar që për të shpëtuar me çdo kusht nuk mori parasysh masat e vendosura.
Pasi mori rezultatet nga spitali në Tiranë që ishin të përkeqësuara, N.S trembet dhe mjafton fjala që i tha mjeku i familjes se nëse do të ishte në Itali do e dërgonte në spitalin San Raffaele të Milanos te profesori i famshëm Alberto Zangrillo, nuk ngurroi të niset.
N.S kujton se ai është doktori i famshëm që shëroi dhe 84-vjeçarin Berlusconi dhe prenoton një biletë për në Milano. Ajo që shkruan Libero Quatidiano është se si ka arritur të shmangë kontrollet rigoroze, të paktën në Itali nëse dokumentacioni nuk është në rregull?
“Kam ardhur nga larg, kërkoj profesorin Zangrillo”, tha 50-vjeçari në gjendje të rënduar pranë urgjencës së spitalit San Raffaele në Milano. Përgjigja ishte se testi i antigjenit i doli pozitiv dhe “Zangrillo vë duart në kokë”.
Pas fillimit të trajtimit 50-vjeçari shqiptar ndihet më mirë dhe frymëmarrja nis ti përmirësohet. Ndërsa doktori i njohur italian informon urgjentist policisë, aeroportin e Malpensa, gjurmimin e pasagjerëve që udhëtuan me të, kontrollorët që nuk dihet se si i kanë besuar dhe shoferi i taksisë që kaloi një orë udhëtim me të.
Mjekët nuk shohin shkeljet ligjore por detyra e tyre është të shpëtojnë jetë./ Përshtatur nga “Libero Quotidiano”
Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.