Greqi/ Ambasada: Shtyhet afati i tërheqjes së dokumentave ID për këto persona

E shtunë, 28 Qershor, 2025

Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Athinë njofton të gjithë shtetasit të cilët kanë kryer aplikim për dokumente biometrikë (pasaportë dhe kartë identiteti) nga data 01.01.2019 deri në datën 31.12.2019, se kanë afat kohor për tërheqjen e tyre deri më 30 prill 2021. Afati kohor i tërheqjes të dokumenteve biometrike për aplikimet e kryera gjatë kësaj periudhe është shtyrë për shkak të situatës së krijuar të pandemisë.

Gjithashtu Ambasada ka njoftuar mbërritjen  e Pasaportave  dhe Kartave të Identitetit për aplikimet e kryera deri në datën 20 nëntor 2020.

Për shkak të situatës së krijuar nga COVID-19 dokumentat do të dorëzohen vetëm nëpërmjet postës.

Të gjitha dokumentet biometrikë për të cilat qytetarët kanë përfunduar aplikimin në Ambasadë deri më 20 nëntor dhe kanë plotësuar deklaratën me përgjegjësi për dërgimin e tyre me postë, janë dërguar nga Zyra Konsullore dhe pritet t’u dorëzohen në adresën e deklaruar të vendbanimit të tyre, në ditët në vijim.

Për shkak të ngarkesës së madhe të punës së kompanisë që realizon shpërndarjen e dokumenteve biometrikë, si pasojë e situatës së krijuar nga pandemia dhe masave kufizuese të marra nga autoritetet, mund të krijohen vonesa gjatë procesit të shpërndarjes/dorëzimit.

Për ata që nuk kanë bërë kërkesë për tërheqjen me postë mund të dërgoni kërkesën në postën elektronike [email protected], ku duhet të jenë specifikuar saktësisht të dhënat e kërkuesit dhe adresa e plotë e shtëpisë.

Shkruani në subjekt të e-mailit tuaj “Kërkesë për tërheqjen e pasaportës” dhe në tekst të dhënat e mëposhtëme:

– Emër Mbiemër

– Adresa e saktë e shtëpisë (emri i rrugës, numri, kodi postar, qyteti, rrethi)

– Foto e faturës së aplikimit

– Numri i telefonit celular.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.