Testi COVID në kufi, kujt nuk i lejohet hyrja në Greqi

E diel, 29 Qershor, 2025

Qeveria greke ka vendosur të ndalojë hyrjen në territorin e Greqisë të personave që do të rezultojnë pozitivë nga testi për COVID-19.

Masat do të nisin të zbatohen që nga e hëna e 7 dhjetor. Deri më tani kush e kishte testin pozitiv lejohej që të shkonte në destinacion, ku do të duhej që të qëndronte në karantinë. Zv. ministri i mbrojtjes civile dhe menaxhimit të Krizave, Nikos Kargalas e ka argumentuar këtë masë të re me analizën cilësore të rasteve që janë evidentuar.

“Në të njëjtën kohë dhe duke marë parasysh se të dhënat epidemiologjike, aq dhe elementët që rezultojnë nga analiza cilësore e rasteve në gjurmim, qeveria aktivizon dhe dy masa të tjera, me objektiv kufizimin e pandemisë. Së pari, kush rezulton pozitiv gjatë kontrolleve që bëhen në kufijtë tokësorë të vendit, nuk do t’i lejohet hyrja në Greqi për arsye të mbrojtjes së shëndetit publik. Dhe së dyti, nuk lejohen më vizita në Malin e Shenjtë për cilindo që nuk ka banim të përhershëm atje. Të dy këto masa hyjnë në fuqi nga e hëna 7 dhjetor në orën 06.00”, tha ai.

Sipas autoriteteve janë gjashtë zonat që përbëjnë shqetësimin më të madh dhe ngarkesat epidemiologjike nuk u reduktua javën e fundit në raport me zonat e tjera ku pati rënie të rasteve të evidentuara. Këto zona janë Pieria, Pella, Imathia, Drama, Ksanthi dhe Follorina.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.