Greqi/ Qendrat e Shërbimit të Emigrantëve me veprimtari të kufizuar

E diel, 29 Qershor, 2025

Deri më 14 dhjetor edhe qendra e shërbimit të emigrantëve në Atikë do të vijojë veprimtarinë e saj të kufizuar.

Ndërkohë që në qendrën e Palinit është pezulluar funksionimi. Në një njoftim të shkurtër të këtyre qendrave, publikuar në orët e vona të së premtes, thuhet:

Për arsye të shtyrjes deri më 14.12.2020 të masave kufizuese për mbrojtjen e shëndetit publik, vazhdon të jetë në fuqi njoftimi ynë i datlës 17.11.2020, lidhur me mënyrën e funksionimit të shërbimeve tona.
Shërbimi i emigracionit në Palini e ka pezulluar punën deri në 11.12.2020.

Në njoftimin e masave në 17 nëntor thuhej:

1. Realizohen normalisht takimet për MARRJEN NË DORËZIM të lejes së qëndrimit, që janë mbyllur nëpërmjet platformës.

2. Realizohen normalisht takimet e programuara për DHËNIE LEJE QËNDRIMI, domethënë aplikime nga persona që kanë ardhur në Greqi me vizë ose 3 mujore.

3. Realizohen normalisht takimet e programuara për dhënie leje qëndrimi fëmijve të mitur që kanë lindur në Greqi.

4. Realizohen normalisht takimet e programuara për rinovimin e lejes së qëndrimit të INVESTITORËVE dhe dhënie/rinovim për pjesëtarët e familjeve të tyre.

5. Realizohen normalisht takimet e programuara për rinovimin e lejes së qëndrimit pjesëtarit të familjes së qytetarit grek apo qytetari të BE-së, përderisa vërteton se ka arsye urgjente, për shkaqe shëndetësore ose serioze profesionale apo detyrime të tjera që e bëjnë lejen e qëndrimit të domosdoshme.

6. Realizohen normalisht takimet e programuara për rinovimin e lejes së qëndrimit që ka skaduar dhe duhet të aplikojnë brenda muajit që nga data e skadimit.

7. Realizohen normalisht takimet e programuara për RINOVIMIN
E LEJEVE TË QËNDRIMIT që skaduan nga 1.07 – 12.07.2020 dhe nuk u shtynëme vendimet ministrore.

8. Realizohen normalisht takimet e mbyllura për rinxjerrjen e lejes
së qëndrimit për arsye se është vjedhur apo ka humbur.

9. Realizohen normalisht takimet e programuara për dorëzimin
e vendimeve refuzuese.

Raste urgjente: Pranohen aplikime për rinovim të lejes së qëndrimit vetëm në rast se i interesuari duhet të shkojë jashtë Greqisë për arsye shëndetësore, me takim të programuar nga mjeku. Tribuna tv

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.