“Nëntor të qofsha falë!” festa online e fëmijëve shqiptarë në Greqi

E martë, 30 Prill, 2024

Pavarësisht situatës së vështirë të krijuar nga pandemia shqiptarët në mbarë botën nuk mund të mos festonin ditën më të rëndësishme për kombin, Ditën e Pavarësisë. Janë fëmijët ata të cilët i gëzohen me së shumti kësaj feste dhe jo vetëm për krenarinë e trashëguar nga prindërit për vendlindjen por mbi të gjitha për të treguar punën arritjet e tyre në gjuhën dhe kulturën shqipe, për tu veshur me kostumet kombëtare e për të recituar vjershat në gjuhën shqipe. Këtë vit festat e mëdha ishin të pamundura, por festimet jo.

Edhe fëmijët e kursit të Mësimit Plotësues të Gjuhës Shqipe “Frang Bardhi”, në Iraklio, Kretë e gjetën mënyrën për tu bërë bashkë e për të kremtuar këtë ditë të shënuar. Mbrëmjen e sotme me mbështetjen e mësueseve Klarita Selmanaj dhe Jerida Kulla nëpërmjet një festivali virtual të cilin e kishin titulluar “Nëntor të qofsha falë!”,  kanë treguar njohuritë e marra mbi gjuhën dhe kulturën shqiptare.

Fëmijë nga zona të ndryshme të Greqisë, Kreta, Korfuzi, Athina madje edhe nga New Yorku kanë recituar poezi të ndryshme nga autorë të njohur shqiptar por edhe krijime të mësueseve të tyre. Gjatë mbrëmjes u prezantua edhe një ekspozitë me disa nga punimet e fëmijëve.

Të pranishëm ishin jo vetëm mësues dhe prindër por edhe përfaqësues të ambasadës shqiptare në Greqi si dhe dy oficeret koordinuese për Diasporën Aurela Konduri dhe Jonela Dodaj.

Mësuesit shqiptar në Diasporë shpesh kanë ngritur zërin për vështirësitë e mësimdhënies së Gjuhës Shqipe në Diasporë por mbi të gjitha për zbehjen e interesit të fëmijëve dhe prindërve shqiptarë për mësimin e gjuhës anëtare. Një situatë të cilën nuk e favorizon aspak pandemia dhe mësimi online. Megjithatë mbrëmja e sotme ishte një shembull konkret i punës së mësuesve shqiptar në Diasporë për  vazhdimësinë  e gjuhës te brezat e dytë dhe të tretë të fëmijëve shqiptar në Diasporë.