Australi/ Festa e Pavarësisë, ngrihet flamuri shqiptar në Melburn

E shtunë, 28 Qershor, 2025

Komunitetit shqiptar në Australi është i pari që nisi festimet e 28 Nëntorit, ditës së Pavarësisë me ngritjen e flamurit në Melburn.

Në ceremoninë e zhvilluar pak minuta më parë ishin të pranishëm  ambasadori shqiptar në Australi, Edmond Trako, Ambasadori i Kosovës, Hajdin Abazi  kryetari I komunitet shqiptar Sezar Jakupi dhe shumë personalitete të tjera.

Gjatë fjalës së tij në këtë ceremoni Trako duke uruar Ditën e Flamurit tha se kjo festë është historike dhe e veçantë për mërgimtarët. Ishin pikërisht rilindasit tanë në mërgim ata që sollën dhe pavarësinë e vendit.

Lexo edhe- Hapja e ambasadës në Australi, flet ambasadori shqiptar Edmond Trako

Flamuri u ngrit në Federation Square të Melbournit mes shumë shqiptarëve të emocionuar për këtë ceremoni. Bashkë me ngritjen e flamurit simbolik u ngritën dhe shtatë flamuj të tjerë në shesh. Zona sapo ka dalë nga një izolim prej me shumë se 110 ditësh.

Lexo edhe- Australi/ Ngrihet flamuri shqiptar në parkun e Komonuelthit 

Javën e kaluar flamuri shqiptar u ngrit në parkun e Komonuelthit në Kanberra, duke shënuar kështu edhe çeljen zyrtare të ambasadës shqiptare atje.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.