“Fjalorët e shqipes me turqishten”, një vepër nga Xhevat Lloshi

E premte, 10 Maj, 2024

Autori Xhevat Lloshi ka botuar librin “Fjalorët e shqipes me turqishten”, një botim nga Fondacioni “ALSAR”, Autori skrupuloz dhe i skajshëm herë-herë merr trajtën e një noprani, sepse aq të fortë e ka kritikën për emra dhe fjalorë të caktuar, si ndjekës me konsekuencë i parimeve të gjuhësisë.

Punimi studimor i gjuhëtarit me gjuhë të mprehtë ndjek një linjë kronologjike, duke renditur fjalorë dhe duke nxjerrë përfundime. Në çdonjë prej tyre është ndalur, ka bërë analizë gjuhësore fjalësh, ka hedhur poshtë pretendime, ka vënë në pah veçanti.

Mes qëllimeve të hartimit të punimit, ai vetë thotë se ka qenë zmbrapsja e ngazëllimit nga padituria me huazimet orientale të shqipes. Kur vjen puna te turqizmat, jep konkluzionin: “Në këto rrethana, përpjekjet për zëvendësimin e turqizmave sot janë një mëtim i pakuptimtë.

Ka ardhur koha që në gjuhësinë shqiptare të kapërcehet mistifikimi i shifrave me leksikun. Turqizmat nuk janë më problem i shqipes, ata përbëjnë një problematikë vetëm për gjuhëtarët.” Kurse persizmat i quan një mit në gjuhësinë shqiptare. Bashkë me një trajtesë të mirëfilltë gjuhësore të fjalorëve dhe të shumë fjalëve, gjë që e bën sigurisht punimin specifik dhe të vështirë për t’u lexuar e kuptuar nga çdokush, ndesh dhe nënvizimin që paraqitjen e parë të fjalëve të shqipes krahas me turqishten e ka bërë Evlija Çelebiu gjatë udhëtimit të dytë në trevat shqiptare, përcaktimin si të parin përkthim nga turqishtja në shqipen, edhe pse është një fjalor, të punës së Myslim Hoxhës, “Përshtatje eTyfhe-i Shâhidi”, në fund të shekullit të 18-të, gjetjen se për herë të parë pikaset një interesim i përdorimit të fjalëve shqipe edhe në ligjërimin fetar mysliman me botimin në vitin 1910 të një libri me 60 faqe, “Ferrëfenjësi i ri a Mësime myslimane”, një përkthim nga turqishtja i Josif Haxhimimës e me një fjalorth në fund shqip-turqisht, mendimin se “me sa duket, praninë e turqizmave krahas fjalëve shqipe dhe praninë e dygjuhësisë i pari e ka dëshmuar konkretisht Frang Bardhi”, e se “ndër shqiptarët duket se Kostandin Kristoforidhi ka qenë i pari që është marrë posaçërisht me huazimet turke të shqipes”.