Zvicër/ Historia e mjekut të suksesshëm shqiptar, Gëzim Dushi

E martë, 16 Prill, 2024

Gëzim Dushi është një kirurg pediatër mjaft i njohur në Zvicër, mirëpo rruga e tij deri këtu nuk ka qenë aspak e lehtë.

Viti 1990 e gjeti në Zvicër, tek motra e tij, teksa ishte duke studiuar në Universitetin e Prishtinës për mjekësi e mori vesh se në fakultetin e tij nuk do të zhvillohej mësim në gjuhën shqipe, e dr. Gëzimi nuk dëshironte kurrsesi të bënte mësim në serbo-kroatisht e për këtë qëndroi në Zvicër.

“Në atë kohë isha për vizitë te motra. Dëgjova që u mbyll fakulteti dhe kam kërkuar mundësi si ta vazhdoj fakultetin diku tjetër. Erdha në Zvicër se motra ishte këtu’, ka rrëfyer ai për gazetaren Fatime Kalimashi te AlbSe.

Duke kujtuar vështirësitë e fillimit dr. Dushi thotë se gjuha ishte mjaft e vështirë. Ai e kuptonte po nuk e shkruante dot.

“Shkrimin e kam ende të vështirë. I dëgjoja frëngjisht studimet dhe i shkruaja shqip. Çdo gjë është e vështirë po gjithçka në jetë në momentin kur kryet mirë i harron vështirësitë”, thotë ai.

Një tjetër vështirësi e hasur është dhe fakti se ishte shqiptar dhe flasim për vitin 1992 kur dr. Dushi nisi studimet në Zvicër. Ai thotë se edhe kur kërkonte banesë nuk gjente dot për shkak se ishte shqiptar.

Atij i pëlqeu specializimi për kirurgji të fëmijëve pasi e sheh si një kirurgji plastike por jo për të zbukuruar, por për të kryer funksione. “Në krejt shoqatën në Zvicër jemi 60-70 kirurg fëmijësh. Me pak punë e fat më pranuan të bëja specializimin për kirurgji të fëmijëve që e përfundova në 2010, më pas në Angli për urologjinë e fëmijëve”, thotë doktor Dushi.

Ai ka arritur të jetë dhe shef i kabintetit pediatrik të Shylit e thotë se përgjegjësinë nuk e ka marrë si barë. E përsa i përet punës së tij thotë se më të vështirë e ka të merret me prindërit.

“Më shumë punë kam me prindërit se fëmijët, për një operacion a shpjegime duhet t’i cilësojmë prindërit, duhet ai me pas besim se fëmija nuk din. Ai është si ndërmjetësim, si prindërit na perceptojnë , si ne i shohim, fëmijët a na pranojnë a jo, prindërit a na pranojnë a jo, ajo është pjesa më e vështirë. Puna më e madhe që i kushtoi kohë është biseda me prindërit”, vijon rrëfimin mjeku i njohur shqiptar në Lozanë.

Prej 5 vitesh ai ka klinikën e tij private e thotë se gjysmën e pacientëve i ka shqiptare dhe ka kontakte me shumë bashkatdhetarë atje.

“Ndoshta diku përafërsisht gjysmën e pacientëve që kam janë shqiptarë. Deri tani janë të kënaqur, dhe më ka ndodh dhe në spital kur kam qenë kur u flet shqip është ndryshe për ta. Shpesh herë në spital, se aty nuk kisha kohë të përgatitja pacientin për një operacion, po ndodhte ndonjëherë që është urgjent dhe në momentin që u flisja shqip thoshin “Aaa si në duar të zotit”, shprehet ai.