Stockholmi në “lockdown”?

E premte, 26 Prill, 2024
E premte, 26 Prill, 2024

Stockholmi në “lockdown”?

Stockholmi sot ne mëngjes në oren 9:00 dukej si shkretëtirë. Sot është ditë pushimi plus edhe moti i ftohtë edhe me shi. Nga ana tjetër vala e dytë e pandemisë duket se e ka reduktuar në maksimum lëvizjen e lirë të vendasve. Banorët e Stockholmit në përgjithësi e kanë kuptuar shumë mirë që “përrallat” e Anders Tegnell , epidemiologut të shtetit dolën bllof. Para disa ditësh Malmö mbylli disa vende
ku zakonisht frekuentohen nga shumë njerëz siç jan pishinat , palestrat, muzeumet, galeritë e artit etj.
Politikanët kanë vendosur që edhe Stokholmi të bëj të njëjtën gjë me në fund. Por a janë këto masa të mjaftueshme? Sigurisht që jo. Çfarë kuptimi ka në qoftë se ndalon grumbullimin në 8 përsona edhe nuk mbyll qendrat tregtare apo shkollat? Në supermarkete në Stockholm në shumë raste nuk ruhet as distancimi 2 metra edhe as numri (8) i personave të rekomanduar nga qeveria. Vetëm para dy ditësh numri i të vdekurve nga COVID-19 arriti 95 brenda një dite. Kështu që “imuniteti i tufës ” që reklamohet jashtë shtetit dështoi totalisht. Shumica e njerëzve e ka kuptuar këtë. Kjo gjë duket nga shtimi i personave që përdorin maskat në rrugë ose në ambjente të mbyllura. Akoma dhe kontrolluesit e biletave në trena do përdorin maskat rregullisht për t’ju shmangur infektimit të virusit. Rekomandimet e qeverisë për të mos udhëtuar në qoftë se nuk është e nevojshme duket se zbatohet nga suedezët në përgjithësi, por të huajt nuk i marrin shumë parasysh këto gjëra. Fatkeqësisht përsonat e infektuar po shtohen edhe qeveria është e pavendosur në qoftë se duhet të bëj një lockdown serioz apo jo. Kurse lajmet sensacionale për vaksinimin e popullatës duket se do vonohen afro një vit sipas qeverisë. Kështu që më mirë të ruajmë veten duke përdorur maskën në qoftë se jemi në kontakt me njerëz të tjerë sesa tu besojmë rregullave të mangëta të qeverisë. Vetëkuptohet që edhe distancimi, sterilizimi apo higjena e çdo personi do të ulë probabilitetin e infektimit.

Nga Arian Davidi, Stockholm