Damiano Guagliardi: Ne arbëreshët e ndienim se ishim “fëmijë” të Shqipërisë

E diel, 13 Tetor, 2024

Damiano Guagliardi vjen nga një familje e thjeshtë me origjinë arbëreshe. Ai lindi në San Demetrio Corone, Kozencë në vitin 1950. Aktualisht është President i FAA–Federatës së Shoqatave Arbëreshe, si dhe ekspert i Institutit Rajonal për Pakicën Arbëreshe në Kalabri. Damiano Guagliardi ka themeluar “Qendrën e Dokumentimit të Kërkimit Shkencor Arbëresh” në San Demetrio Corone në vitin 1978. Është autor i librave: “Gli Arbëreshë di Calabria-Note su origini, sviluppo, stato attuale e problemi-Arbëreshët e Kalabrisë-Shënime mbi origjinën, zhvillimin, statusin aktual dhe problemet”, 1984. Më 1988 botoi librin historik, demografik dhe antropologjik “Mongrassano: viaggio nei secoli di una comunità-Mongrassano” (Udhëtim nëpër shekujt e një komuniteti). Autor i kapitullit për Shqiptarët në studimin “Vechie e nuove minoranze” (Pakicat e vjetra dhe të reja), 1990. Në vitet 2001-2003 ka kuruar veprën në katër vëllime “La Diversità Arbëreshe”, autor i vëllimit I dhe IV, si dhe bashkautor i vëllimit III. Me nismën e arbëreshit Guagliardit dhe nën drejtimin e tij janë realizuar dhjetëra aktivitete kulturore e shkencore mbi Arbëreshët dhe trashëgiminë e tyre kulturore e gjuhësore. Është autor i një vargu artikujsh studimorë, si dhe i 7 romaneve. Thirrja për të mësuar më shumë rreth origjinës e ka ngacmuar gjithmonë, aq sa dhe mendimet tregon se i vijnë më shumë në shqip. Në një intervistë për “Diaspora Shqiptare” Damiano Guagliardi tregon se nëse do ishte në dorën e tij do zgjidhte të jetonte në Çorovodë për të shkruar një libër për udhëtimet e tij në vendin e shqiponjave.

Damiano ju keni lindur në Kozerca nga një familje me origjinë arbëreshe. Si e mbani mend fëmijërinë dhe jetesën mes dy gjuhëve që dëgjoje teksa rriteshe?

Kam lindur në San Dometrio Corone, fshat ku ishte dhe kolegji i famshëm SantÁdriano, që ishte edhe qendra kulturore më prestigjioze e historisë arbëreshe, ku për dy shekuj u formuan intelektualët arbëreshë.  Në këtë kolegj para luftës së dytë botërore kanë studiuar edhe të rinj që vinin nga Shqipëria si Odise Paskali, Luigj Gurakuqi dhe Aleksandër Xhuvani. Edhe unë kam studiuar aty. Jam rritur duke folur vetëm gjuhën shqipe, ose më saktë arbërishten. Në qytet askush nuk fliste italishten ose dialektin kalabrez, përjashto ato raste kur duhet të komunikonim me të huajt. Italishten deri në momentin që jetoja në qytezë e përdorja vetëm për motive shkollimi. Komuniteti arbëreshë e dominonte gjuhën shqipe në të folur, por shumë pak persona dinin të shkruanin dhe të lexonin shqip. Mund t’ju tregoi se mendimet e mia më vinin gjithmonë në shqip, gjë që më ndodh enede edhe sot, edhe pse gjatë jetës sime kam jetuar më shumë me italianë (lëtinjë). Shpesh më ndodhte, dhe më ndodh ende, të ngatërroj mendimet e mia, sepse mendoj edhe në shqip, edhe në italisht dhe harroja disa fjalë në italisht që duheshin.

Eksperiencat tuaja profesionale kanë qenë të shumta dhe fokusi për studimet arbëreshë ka qenë mjaft i madh. Ishte dëshira juaj individuale të merreshit me studime dhe historinë e arbëreshëve?

Interesimi për identitetin tim ishte krejt i natyrshëm. Jo vetëm për një dëshirë për të njohur historinë e origjinës sime kulturore. Procesi ishte shumë më i thellë dhe i përveëëm. Unë kam një kulturë tjetër dhe është normale dhe e drejtë ta mbroj dhe ta vlerësoj atë. Në moshën 20 vjeç, unë drejtoja një grup këngësh dhe vallesh popullore, ndërsa ndërkohë isha duke vëzhguar evolucionet gjuhësore dhe ato të komunikimeve të reja shoqërore.

Në këtë periudhë kishte televizior në të gjitha shtëpitë, kontaktet njerëzore ishin zgjeruar shumë, vetë universiteti më detyroi të jetoja në kulturën standarde italiane. Disa vjet më vonë krijova një shoqatë “Qendra e Dokumentimit dhe Kërkimit Arbëresh” dhe pata fatin të takoja personalitete të shquara shqiptare që ishin të interesuar për shoqatën dhe që erdhën tek ne për arsye studimi. Kam njohur kaq shumë. Nuk dua të citoj askënd që të mos rrezikoj të harroj ndokënd, sepse lista do të ishte e gjatë.

Dua të përmend vetëm një për t’i bërë nderimet dhe falenderimet Drejtoreshën e Qendrës Arbëreshe për Studime dhe Kërkime, Diana Kastratin. Për 20 ditë shoqërova babanë e saj, Jup Kastrati, në territoret tona i cili së bashku me kolegët e tjerë ishte në një mision studimi në Provincën e Kozencës.

Këta studiues të mëdhenj shqiptarë ma ushqyen shpirtin dhe më shtynë t’i kushtoj shumë kohë kombit tim të dytë. Akoma më shumë me ato kontakte kuptova që te një arbëreshë shpirti i identitetit u zgjua duke rënë në kontakt me një vëlla ose motër shqiptare. Mjaftoi një dialog i vetëm për të kuptuar që një arbëresh kishte një gjuhë të gjallë, një kulturë autentike.

Shqipëria nuk ishte më një mirazh ose një realitet metafizik dhe i largët, por një tokë dhe një popull i vërtetë dhe ne të gjithë e ndienim veten të ishim fëmijë të atij populli.

Nuk është e lehtë për ta shpjeguar atë me disa fjalë, por rilindja aktuale e identitetit ishte një fenomen i përhapur dhe spontan i frymëzuar nga ato takime.

Dua të them që nuk ishte një fenomen i gjeneruar nga pseudo studiues, por nga një vetëdije popullore që arriti nivelin e saj më të lartë midis viteve 1991 dhe 1997 gjatë eksodit biblik të lindur me krizën e sistemit të vjetër politik.

Aktualisht jeni President i FAA-Federatës së Shoqatave Arbëreshe dhe Ekspert i Institutit Rajonal për Pakicën Arbëreshe. A keni bashkëpunime me Qendrën e Studimeve dhe Publikimeve për Arbëreshët (QSPA) në Tiranë?

Po në fakt drejtoi një rrjet prej 28 shoqatash kulturore arbëreshë nëpërmjet FAA. Bashkëpunëtorët tanë nuk janë ekskluzivisht nga Kalabria, por gjithashtu nga Sicilia, Bazilikata dhe Molise. Për arsye shëndetësore, unë u njoha vonë për krijimin e QSPA (Qendra e Studimeve dhe Publikimeve Arbëreshe) në Tiranë, por kur më thanë se selia e re e Institutit ishte gati për përurim, unë i shkrova një letër pesë faqesh Drejteses Diana Kastrati për të ilustruar gjendjen e komuniteteve arbëreshe dhe mendimet e mia për gjërat për të bërë. Pas disa ditësh ajo më thirri direkt në telefon dhe ne biseduam për gati tri orë. Kështu lindi kontakti i parë dhe në javët në vijim ramë dakord për një rrugë dhe shkëmbyem disa hipoteza pune, deri në dhënien e jetës për një protokoll bashkëpunimi operacional, në të cilin shkruhet se ne jemi të gatshëm të jemi një shoqatë mbështetëse e QSPA për aktivitet që shoqata do të dëshirojë të kryejë me ne në Kalabri. Ne gjithashtu kemi qenë në lëvizje për muaj për të mbledhur materiale për Institutin. Botimet e fundit dhe antike, fotografi, dokumente arkivore, koleksione muzikore dhe regjistrime video, filma. Për fat të keq, kjo pandemi na pengon të takohemi, por rreth 500 tekste dhe 5000 fotografi nga epoka para-dixhitale janë tashmë gati si një donacion për QSPA. Shumë imazhe janë bardh e zi.

Sipas mendimit tuaj si ekspert sa e rëndësishëm është një qendër studimore për arbëreshët dhe bashkëpunimi mes qendrave?

Krijimi i QSPA është një ngjarje e jashtëzakonshme për italo-shqiptarët. Për këtë, falënderoj Ministrin Pandeli Majko që e krijoi, por edhe Presidentin Edi Rama, i cili e mbështet në kohë kaq të vështira. Së pari, kjo do të thotë që Shqipëria është një shtet modern që mbron historinë e saj shekullore brenda dhe jashtë kufijve të saj territorialë. Është gjithashtu një mesazh i qartë për Bashkimin Evropian kur prania e gjuhës shqipe në Evropë vërtetohet që në shekujt e parë të mijëvjeçarit paraardhës.

QSPA, pasi të kalojnë dy vitet e para të krijimit, për mendimin tim ka dy drejtime strategjike mbi të cilat duhet të vazhdojë. Para së gjithash, të krijoi një arkiv të kujtesës historike Arbëreshe në të cilën mund të ruhet gjithçka e mundshme. Dhe kur shkruaj gjithçka, në të vërtetë dua të them gjithçka: tekste letre, regjistrime, mbledhje materialesh zanore të të gjitha llojeve dhe instrumenteve të kulturës materiale, dokumente nga arkivat historikë nga shekulli i gjashtëmbëdhjetë e deri më tani që kanë të bëjnë me historinë tonë. Dhe, përsëri, për të prodhuar kërkime që synojnë ruajtjen e gjithçkaje që rrezikon të zhduket. Të bësh këtë do të thotë t’i ofrosh komunitetit botëror një trashëgimi unike. Por kjo nuk mjafton: Ministri, Komiteti i Koordinimit, Drejtuesja Diana Kastrati duhet të rindezin të njëjtin entuziazëm dhe krenari të përkatësisë midis brezave të rinj Arbëreshe, që ka pësuar një krizë vitet e fundit. Ne jemi në një epokë të komunikimit global dhe nëse një ose dy breza harrojnë të përfshijnë të rinjtë e tyre, do të jetë fundi. Në këto dy drejtime, FAA, e cila kryqëzon shoqatat e saj, mbledh një trashëgimi të madhe, mbase më të madhe se ajo e arkivave të universitetit, dhe është e gatshme të bashkëpunojë. Nga ana tjetër, dëshira jonë tashmë është e njohur për Ministrin Pandeli Majko, të cilit i propozuam në Janar 2018 krijimin e një shtëpie Arbëreshë në Shqipëri.

Keni botuar shumë libra për arbëreshët, po punoni për të tjerë?

Sigurisht, tani jam duke koordinuar përgatitjen e një pune kolegjiale me titullin provizor “Raporti i Arbërisë në Calabria 1945-2000” që dëshironim ta prezantonim në Tiranë me rastin e konferencës së parë për arbëreshët e promovuar nga QSPA. Në thelb është një sondazh, përmes rreth 30 kartave (të themi ese, ose raporte) në të cilat rrëfehet jeta e arbëreshëve, komunitetet e tyre, ndryshimet territoriale, evolucionet kulturore dhe gjuhësore, letërsia e re arbëreshe, pothuajse plotësisht e lënë pas dore në Shqipëri. Kam shkruar rreth pesëmbëdhjetë tekste me temë arbëreshe. Në veçanti, unë iu përkushtova, një komuniteti ku prej shekujsh nuk është folur më Arbërisht, por që është i lidhur më fort me kulturën e origjinës. Një mrekulli antropologjike, fatkeqësisht pak e vlerësuar nga universitetet tona. Dhe pastaj drejtova dhe shkrova një vepër antologjike në katër vëllime (Diversiteti Arbëresh) në të cilin rrëfehet larmia kulturore Arbëreshe e provincës së Kozencës dhe ku ka rreth 900 fotografi që flasin për ne.

Mendoni se brezi ri do tí kultivojë me po kaq fanatizëm sa ju traditat dhe kulturën arbëreshe?

Do të ishte bukur nëse do të ndodhte, por gjeneratat e reja janë shumë ndryshe nga ne. Janë fëmijë të shoqërisë globale, të komunikimit me smartfonë dhe mendoj se ëndrrat e tyre nuk janë të njëjta me ato që kishim ne. Shumë prej tyre nuk flasin më arbërisht ose e mësojnë në një moshë shumë të madhe. Gjithsesi kur dëgjojnë historinë e origjinës së komunitetit tyre ndihen krenarë. Janë më shumë të përqendruar tek muzika, kërcimi, teatri, fotografia, kinemaja. Kërkimet studimore, veëanërisht ato historike na mbeten neve të gjeneratës së vjetër.

E keni vizituar shpesh Shqipërinë dhe vendlidnjen e të parëve të tu?

Kam humbur gjurmët e udhëtimeve të mia. Këtë e them me sinqeritet. Me një grup miqsh isha në Tiranë në Dhjetor 1979 për herë të parë. Arritëm në Shqipëri me makinat tona, ishim shtatë veta dhe po udhëtonim me dy makina të rrënuara. Para rënies së sistemit të vjetër politik, unë kam qenë në Shqipëri rreth tridhjetë herë. Por unë nuk kisha asnjë lidhje politike me sistemin. Unë isha i vetmi arbëresh që organizoja ngjarje kulturore që lejonin delegacionet shqiptare të vinin në Itali. Një dritare e vogël në vite errësire dhe izolimi absolut. Në Mars 1991, kush e di nëse dikush do ta mbajë mend, unë organizova dy ekspedita humanitare në Shqipëri në emër të Shoqatës që unë drejtova dhe shumë bashkive dhe mblodha para për të mbështetur Institutin për të verbërit. Në vitin 1993 disa miq shqiptarë më ftuan të ndërprisja udhëtimet e mia, sepse isha i padëshiruar për dikë dhe nuk ishte mirë për mua që të qarkulloja në kaosin e Tiranës së atyre kohërave. U ktheva pas dhjetë vjetësh, tetor 2003. Dhe që atëherë kam humbur gjurmët e udhëtimeve të mia. Rrëfej se po të isha beqar do të transferohesha në Çorovodë për të jetuar atje dhe për të shkruar librin për udhëtimet e mia në vendin e shqiponjave.

Përse në Çorovodë dhe jo diku tjetër?

Më pëlqen territori, legjendat për këtë zonë. Gjithashtu besoj se shumë bashkësi arbëreshe të Kalabrisë vijnë nga ai territor. Këtu ka mbiemra si Barçi, Gramshi, Mirao, Dardis, të cilët ishin fise të mbërritur në Itali dhe u regjistruan me emrin e fshtatit të tyre të origjinës. Unë kam publikuar dhe një shkrim mbi origjinën e mbiemrave arbëreshe.