Në Kanberra është zhvilluar ceremonia e ngritjes së flamurit shqiptar në sheshin e flamujve të të gjithë misioneve diplomatike në Komonuelth Park.
Ambasadori i Shqipërisë në Austali, Edmond Trako ngriti flamurin mes duartrokitjeve të të pranishmëve.
Në sheshin e misioneve diplomatike u vendos dhe pllaka Albania, një ceremoni që shënoi përfundimin e të gjithë procedurave për hapjen dhe njohjen zyrtare të ambasadës shqiptare në Australi, e cila nisi punën një muaj më parë.
Ceremonia startoi gjithashtu edhe muajin e festimeve të nëntorit, duke i shtuar një moment historik, simbolik dhe emocional.
Në Park e Komonuelthit valëviten gjithsej 110 flamuj, që përfaqësojnë 108 Misione që kanë një përfaqësi diplomatike si dhe flamujt e Bashkimin Evropian dhe Kombeve të Bashkuara.
Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.