Itali/ Agim Sulaj pjesë e albumit “Pamje pandemike në karikaturë”

E premte, 26 Prill, 2024

Një libër me karikatura të frymëzuara nga pandemia Covid-19, pjesë e të cilave është edhe një karikaturë e piktorit shqiptar Agim Sulaj, ka dal tashmë në shitje në Austri, Finlandë dhe Suedi.

Në librin “Pandemiche wel-schau in karikaturen” (Pamje pandemike në karikaturë) njëra nga karikaturat mban firmën e shqiptarit Agim Sulaj.

“50 shtete pjesëmarrëse me 400 karikatura, njëra ndër to është e imja”, shkruan Agim Sulaj në faqen e tij në Facebook.

Agim Sulaj është piktor dhe karikaturist shqiptar që jeton e punon në Itali. Piktori shqiptar numëron dhjetëra çmime ndërkombëtare.

Agim Sulaj në moshën 19-vjeçare fiton çmimin e tij të parë në një konkurs satire dhe humorizmi të organizuar nga “Hosteni”. Në vitin 1985 diplomohet në Universitetin e Arteve në Tiranë, dhe gjatë shkollës e më pas, punon në revistën “Hosteni” , e vetmja revistë satirike e kohës.

Në vitin 1990 në Ankara të Turqisë me veprën e tij “Valixhja e emigrantit” punim i vitit 1989,  fiton çmimin special në “Aydin Dogan International Cartoon Competition”. Në vitin 1992 hap një ekspozitë në Rimini e në vitin 1993 një tjetër në provincën e Brindisit. Në vitet ‘90 merr rrugën e mërgimit dhe vendos të shkojë në provincën e Riminit. Fillimisht vetëm, e më pas tërheq familjen.

Në qendër të punëve të tij mbeten temat shoqërore, shumë më lirshëm se më parë, por pa rënë kurrë në “karikaturizimin e personit”. Vazhdon të kritikojë dukuritë, jo mbartësit.

Ndonëse jeton në Rimini, në Tiranë ka blerë një galeri ku ekspozon gjithnjë veprat e veta.

Në vite ka ekspozuar dhe është vlerësuar jo vetëm në të katër anët e Italisë, por edhe në Greqi, Turqi, Belgjikë, Francë, Azerbajxhan, Kinë, Iran, Hungari, Poloni, Bullgari, Luksemburg.

*Ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i materialit pa cituar burimin “Diaspora Shqiptare”.