Austria në izolim të ri prej të martës, vendi i “kyçur” deri më 6 dhjetor

E shtunë, 28 Qershor, 2025

Austria prej të martës do të hyjë në një izolim të ri kombëtar. Ndërkaq, këtë të hënë banorët në Vienë sipas pamjeve të postuara nga Zëri i Amerikës kanë mbushur rrugët për herë të fundit para se dyqanet të mbyllen për pjesën tjetër të muajit.

Kancelari Sebastian Kurz tha se masat e rrepta u bënë të nevojshme edhe një herë pasi në Austri, infektimet janë tejet të larta. Izolimi i ri kombëtar hyn në fuqi nga e marta dhe do të zgjas deri në 6 dhjetor.

Ai tha që shkollat do të mbyllen dhe studentët do të mësojnë nga shtëpia duke filluar nga dita e martë, kur masat e reja do të hyjnë në fuqi. Të premten, Austria raportoi një numër rekord prej 9,586 të infektuar me koronavirusin e ri.

Përveç restoranteve dhe ambienteve të kohës së lirë, të cilat janë mbyllur për gati dy javë, autoritetet në Austri po urdhërojnë mbylljen e parukerive, ambienteve sportive dhe bibliotekave etj.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.