SHBA/ Erjon Ajazi mes gazetarisë dhe dizajnit grafik dhe “Eksperimenti” i tij

E shtunë, 27 Prill, 2024

Erjon Ajazi prej vitesh jeton në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, i shkolluar në Bullgari dhe për disa vite gazetar në Shqipëri, një profesion të cilin thotë se e ka pasion që nuk do e braktisë kurrë.

Në SHBA zgjodhi një profesion të ri që i ofron stabilitet ekonomik, dizajner grafik, por është edhe autor i shumë librave.

Në këtë intervistë për “Diaspora Shqiptare” Erjoni na tregon mbi projektin e tij të fundit “The Experiment”, një roman që flet për Inteligjencën Artificiale dhe dominancën e saj që sa vjet e rritet. “Njerëzit kanë krijuar një varësi të pashmangshme nga telefoni dhe interneti, i kushtojnë shumë rëndesi parave, gjithmonë fajësojnë qeveritë dhe ëndërrojnë një botë utopike. I lidha të gjitha këto bashkë në një roman që në fund sjell një përballje dramatike midis njerëzve dhe Inteligjencës Artificiale, e cila ringjall Antikrishtin. Për disa Antikrishti fshihet mes njerëzve, ndërsa për të tjerët ai fshihet tek Inteligjenca Artificiale. Libri “Experimenti” tregon se ku fshihet në të vërtetë ai”, thotë ai.

Erjoni flet dhe mbi situatën e krijuar në SHBA nga pandemia dhe roli i shqiptarëve atje.

INTERVISTA

Një gazetar që prej vitesh tashmë jetoni në Virginia në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, si po i kaloni këto kohë të vështira pandemie?

Pandemia e Covid-19 ka ndryshuar krejtësisht mënyrën time të jetesës, edhe për vetë faktin se unë provova një ‘bashkejetesë’ të vështirë me virusin në fund të muajit prill. Pas kesaj, i premtova vetes se do të krijoja një balancë midis punës dhe kohës sime të lirë. Nga një njeri që punonte mbi 60 orë në javë, tani punoj më pak se gjysma e atyre orëve. Si rrjedhojë, kam më shumë kohë të lirë për të menduar për veten time; më shumë kohë për t’iu dedikuar familjes dhe kohë mjaftueshëm për të pasur një jetë sociale normale. Problemi është se cdo lëvizje që bëj jashtë shtëpisë është e limituar për shkak të pandemisë. Gjatë muajit nëntor, numrat e të infektuarve janë rritur frikshëm. Vetëm gjatë ditës së sotme, këtu në Amerikë janë më shumë se 200.000 të infektuar. Edhe pse thuhet se kur e kalon virusin krijohen anti-trupa, të cilat të mbrojnë nga një infektim i dytë, unë nuk dua të rrezikoj me këtë pjesë për shkak se nuk dua të përjetoj të njëjtën gjë që kalova në fund të muajit prill. Në fakt thuhet shumë për këtë virus, por në të vërtetë dihet shumë pak. Ndihem më i mbrojtur dhe më i sigurtë nëse limitoj daljet në publik.

Tashmë SHBA-të kanë një president të zgjedhur. Duke qenë se edhe si gazetar e njihni mirë situatën atje, çfarë do të thotë për shqiptarët atje Joe Biden president?

Zgjedhjet e fundit treguan se amerikanët nuk donin një revolucion, por një evoluim hap pas hapi. Përsa i takon komunitetit shqiptaro-amerikan, për herë të parë ata nuk ishin në unison në këto zgjedhje. Unë personalisht mendoj se Presidenti Joe Biden është një lider që mendon “outside the box” përsa u takon marrëdhënieve ndërkombëtare. Biden ka një vizion të qartë pro Shqipërisë dhe Kosovës. Jam i bindur se ai do të inkurajoj Bashkimin Europian të liberalizoj vizat për Kosovën dhe po ashtu do të mbështesë reformat në Shqipëri në mënyrë që ajo t’i bashkohet Bashkimit Europian.

Sa të përfshirë janë shqiptarët e Virginias në jetën politike amerikane? Ka ndonjë që do të jetë pjesë e administratës Biden?

Pa marrë parasysh zgjedhjet e fundit, shqiptaro-amerikanët kanë mbështetur kandidatët demokratë për President gjatë 30 viteve të fundit. Ka mjaft shqiptarë që kanë qënë dhe vazhdojnë të jenë pjesë e degëve të Komitetit Kombëtar Demokratik (Democratic National Committee). Presidenti Biden është duke punuar për ndërtimin e kabinetit të tij me të cilin do të drejtojë Amerikën për katër vitet e ardhshme. Përfliten shumë emra, por nuk di që ndonjë nga ata të jetë me origjinë shqiptare. Por do të më pëlqente jashtëzakonisht shumë nëse do të shikoja si pjesë të administratës Biden një shqiptaro-amerikan.

Të bësh gazetari dhe shkrimtar në një vend të huaj, të kërkosh, hulumtosh dhe të shkruash në një gjuhë që nuk është gjuha e nënës (pra nuk e ke gjuhë të parë) sa e vështirë është?

Gazetaria është një pasion që nuk do të vdes kurrë brenda meje. Dhe nuk ka asgjë në botë që mund të ma zbeh këtë pasion. Unë kam ardhur në Amerikë në moshën 29 vjecare, duke ia nisur nga e para. Bëra një zgjedhje, duke zgjedhur një profesion të ri që më ofron stabilitet ekonomik. Studiova për Graphic Design dhe prej një viti e gjysëm punoj si graphic designer në revistën “Moment” në Uashington D.C. Pasionin tim si gazetar e kam spostuar në një nivel tjetër; shkruaj libra, një punë që e bëj me sy mbyllur dhe plot dashuri. Romani i parë “Apophis” është në Amazon.com që prej korrikut të 2017. Për momentin jam duke bërë një fushatë 40 ditore për romanin “Experimenti” në Kickstarter, i cili është një aplikacion ku shërben si pararojë e një rruge të re për autorët qëi vetpublikojnë veprat e tyre, një mënyrë e shkëlqyer për të fituar para, por edhe një mënyrë efektive për të ndërtuar një fan-base. Jam duke punuar për romanin e tretë, i cili do të dal në Amazon gjatë pranverës 2021, dhe që do të pasohet nga dy botime të tjera në fund të vitit të ardhshëm. Të shkruash një roman në anglisht për një emigrant shqiptar është një proces i gjatë, jashtëzakonisht i vështirë dhe kërkon shumë durim. Përpara publikimit libri duhet të kalojë disa herë në procesin e editimit. Ndonjëherë mund të shkruash dicka gramatikisht korrekte në anglisht, por mënyra sesi e shpreh mendimin nuk është aspak amerikane. Është një proces që kërkon durim dhe unë kam fatin e mirë të punoj me editor profesionist që e dinë se cfarë bëjnë.

Së fundmi ju keni nisur një projekt tuajin si shkrimtar por dhe një përqasje ndryshe dhe në teknologji. Na tregoni pak më shumë për “Eksperimentin tuaj”.

Romani “Experimenti” do të dal në treg në fund të dhjetorit 2020, por të gjithë kanë mundësi ta porosisin parakohe nëpermjet një aplikacioni që quhet Kickstarter. Është një roman që flet për Inteligjencën Artificiale dhe dominancën e saj që sa vjet e rritet. Ne jetojmë në një botë që bëhet nga dita në ditë më shumë dixhitale. Njerëzit kanë krijuar një varësi të pashmangshme nga telefoni dhe interneti, i kushtojnë shumë rëndesi parave, gjithmonë fajësojnë qeveritë dhe ëndërrojnë një botë utopike. I lidha të gjitha këto bashkë në një roman që në fund sjell një përballje dramatike midis njerëzve dhe Inteligjencës Artificiale, e cila ringjall Antikrishtin. Për disa Antikrishti fshihet mes njerëzve, ndërsa për të tjerët ai fshihet tek Inteligjenca Artificiale. Libri “Experimenti” tregon se ku fshihet në të vërtetë ai.

A ka shumë shqiptarë në Virginia? A mblidheni dhe organizoheni me njëri-tjetrin?

Ka shumë organizime në fakt që bëhen nga komuniteti shqiptar këtu në Amerikë. Gjatë këtyre viteve unë kam qënë pak i zënë nga trekendëshi rutinor punë-shkollë-punë dhe nuk është se kam qënë shumë aktiv në organizimet që bëhen nga ky komunitet. Unë jam me fat që në rrethin tim shoqëror këtu, kam edhe shqiptar të cilet i njoh prej 20 vitesh, që prej Shqipërisë, të cilët i takoj shpesh.

Si do të jetë ky nëntor i Pandemisë, do të ketë organizime për festat e pavarësisë?

Fatkeqësisht ky do të jetë një nëntor i izoluar. Për shkak të masave kundër Covid-19, nuk lejohen grupime prej më shumë se 8 personash në restorante këtu në Arlington, ku unë jetoj apo në Uashington D.C. / Diaspora Shqiptare