Ndahet nga jeta studiuesi dhe aktori Valter Gjoni

E hënë, 6 Maj, 2024

Studiuesi dhe aktori i mirënjohur shqiptar, Valter Gjoni është ndarë sot nga jeta në moshën 66-vjeçare. Prej më shumë se një jave, Gjoni ishte infektuar nga COVID-19, betejë të cilën ai nuk ia doli ta fitonte.

Që prej vitit 1991, pas një përvoje pune intensive në institucionet e artit dhe medias në kryeqytet, Valter Gjoni punoi pranë Bashkisë së Tiranës deri më sot duke mbajtur një sërë detyrash, si drejtues i sektorëve që lidhen me artin, kulturën, ceremonialin e qytetit dhe marrëdhëniet ndërkombëtare.

Që prej ditës së parë që u emërua në këtë institucion, Valter Gjoni punoi me përkushtim dhe profesionalizëm prej 4 dekadash në Bashki, duke lënë gjurmë në historinë e kryeqytetit.

Autor i më tepër se 10 librave, Valter Gjoni është vlerësuar edhe me çmime kombëtare dhe ndërkombëtare.

Valter Gjoni lindi më 4 tetor 1954 në Tiranë. Në vitin 1978 përfundoi studimet universitare pranë Akademisë së Arteve në degën e artit dramatik dhe po në këtë vit fillon veprimtarinë e tij profesionale si aktor dhe regjisor në Trupën Artistike të Ushtrisë, në Teatrin Popullor (Kombëtar), pranë kinostudios “Shqipëria e Re” dhe Radio Televizionit Shqiptar.

Në biografinë e tij artistike, Valter Gjoni ka lënë gjurmë me rreth 60 role në teatër dhe estradë, 8 role në kinematografi, ka realizuar 5 filma dokumentar etj.

Në vitin 1987, krahas studimeve pasuniversitare për titull shkencor të nivelit të parë, përfundon edhe studimet e specializimit në degën e gazetarisë, pranë Fakultetit të Shkencave Politike e Juridike (në bazë të legjislacionit aktual konvertohet me nivelin Master Shkencor në Gazetari).

Ka kryer edhe kualifikime në disa vende si Francë, Holandë, Danimarkë, Finland, Itali, Greqi etj. Njëkohësisht, Valter Gjoni është anëtar i nominuar i disa organizmave ndërkombëtare.

Valter Gjoni është autor edhe i shumë artikujve kulturor, artistik, problematik, informativ e historik në gazeta, revista, emisione televizive dhe botime të veçanta.

Duke gërshetuar përvojën e tij administrative, gazetareske dhe artistike jashtë funksioneve të tij zyrtare, Gjoni ka realizuar rreth 20 ekspozita dhe disa botime tematike për vlerat historike, kulturore dhe njerëzore, kryesisht për Tiranën.

Valter Gjoni mban disa tituj nderi të vendit dhe ndërkombëtare, ku titulli më i lartë është Kalorës i Urdhrit të Meritës së Republikë Franceze dhe Urdhrin “Naim Frashëri” i Republikës së Shqipërisë dhe “Mirënjohja e Qytetit të Tiranës”./Ata/