Slloveni/Nusret Jashari, shqiptari që investon për dijen e fëmijët e vendlindjes

E diel, 19 Maj, 2024

Nusret Jashari, shqiptari që jeton në Slloveni dhe një përfaqësues i Diasporës shqiptare ka investuare për fëmijët dhe dijen në vendlindjen e tij.

I njohur në Slloveni si menaxher futbolli, Nusreti ka dhuruar 34 iPad për nxënësit e shkollës “Naim Frashëri” në Negotinë të Pollogut në Maqedoninëq e veriut.

Gjesti i tij vjen në një kohë kur në kushtet e pandemisë së Covid-19, që ka prekur mbarë botën, jo të gjithë nxënësit e vendlindjes së tij, e kanë patur mundësinë të ndjekin shkollën online.

Në komunikim me drejtorin e shkollës, Nusreti ka blerë dhe dërguar 34 iPad për përdorim nga nxënësit që e kanë patur nevojë të menjëhershme një gjë të tillë. Investimi i Nusret Jasharit është investim për fëmijët dhe dijen, është investim për të ardhmen.

Nusreti është një përfaqësues dinjitoz i Diasporës shqiptare në Slloveni. Ai edhe si menaxher futbolli ka arritur që gjithnjë e më shumë të promovojë në kampionate me emër në Evropë talentet e futbollit të hapësirës mbarëshqiptare. Njëherazi, si veprimtar shqiptar, ai gjithmonë ka bashkëpunuar dhe ka mbështetur shumë veprimtari të Ambasadës së Shqipërisë në ruajtjen e identitetit kombëtar dhe promovimin e kulturës shqiptare.