Ambasada e Shqipërisë në Athinë njofton ndërprerjen e shërbimeve që kërkojnë prezencë fizike në sportel.
Ky vendim vjen pas shpalljes nga qeveria greke të masave të reja kufizuese në luftën kundër përhapjes së Covid-19 dhe duke qenë se nga data 7 nëntor 2020 e deri në datën 30 nëntor 2020 Greqia hyn në mbyllje të përgjithshme kombëtare.
Duke filluar nga dita e hënë, datë 9 nëntor 2020, Zyra Konsullore Athinë do të ofrojë shërbime vetëm për raste emergjente, të cilat do të kryhen rreptësisht me takim të dakordësuar paraprakisht nëpërmjet postës elektronike [email protected] dhe në respektim të plotë të rregullores së qarkullimit të qytetarëve siç është publikuar nga autoritetet greke (SMS në numrin 13033: 3_ Emër Mbiemër , Adresa e vendbanimit).
Gjithashtu në njoftimin e ambasadës thuhet se tërheqja e dokumenteve biometrikë do të kryhet vetëm nëpërmjet shërbimit postar, për të gjitha kërkesat e administruara në postën tonë elektronike [email protected], ku duhet të jenë specifikuar saktësisht të dhënat e kërkuesit dhe adresa e plotë e shtëpisë.
Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.