Itali / Mjekja shqiptare: Përhapja e virusit në rritje, situata po rëndohet

E martë, 21 Maj, 2024

Mjekja shqiptare në Itali, Rubena Maçi, flet për situatën e rënduar atje. Ajo jeton në Torino dhe thotë se situata nuk është fortë e mirë pasi statistikat tregojnë shtim të frikshëm të rasteve ditore. Sipas saj, sitauta duket se po kthehet si në Francë e në Gjermani.

Në një intervistë për “Euronews” ajo tha se në Torino do të mbyllen sallat e emergjencave dhe do të kthehen në qendra reanimatore.

Sa e rënduar është realisht situata e përhapjes së COVID-19 sot në Itali ?

T’ju them të drejtën sot mbarova studion dhe punën në spital në orën 09.00, orari im zyrtar ishte në orën 8.00 dhe sot për herë të parë që nga muaji mars-prill ndjeva një tronditje psikologjike dhe emocionale sepse frika është se do të kthehemi dhe njëherë në mars-prill. Sidomos me numrin e sinjalizimeve të pacientëve që kanë nevojë të ndiqen nga mjekët dhe që janë duke u rënduar. Kështu që ka një të vërtetë…

Ju thoni që ndihet një lloj tronditje psikologjike dhe një lloj frike lidhur me situatën që po afron, po aktualisht në Torino si duket situata?

Situata nga ana shëndetësore thoni ju?

Natyrisht.

Është siç thashë më përpara, kjo tronditje është e lidhur me numrin e sinjalizimeve dhe me numrin që paralelisht shkon në rritje me atë çfarë statistikat na thonë çdo ditë e sidomos është diçka shumë reale, sepse shumica e spitaleve dhe të pikave të emergjencës janë duke mbyllur në mënyrë që të vënë në dispozicion si salla reanimatore dhe semi-intensive për pacientët që janë duke u rritur në numër dhe që kanë nevojë për asistencë mjekësore pak më intensive në situata më komplekse. Kështu që sonte spitali im pikërisht erdhi nga drejtori i përgjithshëm vendimi që do të mbyllte totalisht emergjenca 24 orë dhe do të kthehet në një sallë reanimatore. Dhe ishte një lajm jo i bukur sinqerisht.

Ju vetë për veten tuaj, keni frikë se mos ndoshta infektoheni nga COVID-19 apo e keni kaluar?

Të them të drejtën nuk është ai shqetësimi im parësor sepse ndoshta frenezia e vizitave dhe e pacientëve që ne duhet të ndjekim nuk na bën të mendojmë ndoshta për ne si subjekt i parë. Por ndoshta në një moment të dytë do të vijë dhe kjo frikë, sepse për momentin ambientin jonë i mjekëve për fat të mirë nuk ka asnjë lloj rasti pozitiv. Por duke parë dhe duke pasur parasysh dhe situatën në mars-prill frika unë besoj se do të shtohet me kalimin e ditëve.

Ndërkaq, si po reagojnë qytetarët ndaj masave të reja shtrënguese? Duket sikur nuk po priten mirë në Itali.

Siç pamë dhe më përpara protestat, unë të hënën sapo kisha mbaruar studion në ato orare kur nga ana tjetër e qytetit ishte fillimi i protestave. Shumica e personave që kanë marrë pjesë në protesta ishin me të vërtetë barista dhe ata që kanë restorante dhe persona që me të vërtetë nga ana ekonomike kanë pasur dëme të jashtëzakonshme. Më vjen keq që nga ana e mediave është paraqitur sidomos pjesa vandale, po nga ana tjetër kishte shumë persona që “tragjedinë ekonomike” e kanë me të vërtetë reale dhe ndodhen në vështirësi ekonomike. Kështu që dhe nga njëra anë edhe si mjeke mund të kuptoj raste që rëndohen, po kuptoj shumë mirë dhe preokupimin e qytetarëve dhe personave që bazohen në një aktivitet ekonomik sidomos privat. Kështu që ekuilibri është pak a shumë i vështirë por sinqerisht nga ana shëndetësore vëmë re që janë duke u vështirësuar dhe duke u agravuar situata. Kështu që besoj që edhe Italia do të arrijë në një moment si Franca dhe Gjermania.

Si Franca dhe Gjermania, e besoni realisht këtë gjë? Mendoni se po shkoni drejt asaj pike?

Mendoj që është një parashikim dhe një anticipim i situatës së një lokdovvn të dytë, ky është opinioni im personal.