Foto dite / Keza, kësula e gruas arbëreshe

E diel, 29 Qershor, 2025

Në kulturën arbëreshe veshjet e ceremonialit dhe elemente e tyre shoqërues janë një pasuri e rrallë. Secilit detaj i kushtohet një vëmendje e madhe, si në krijim ashtu dhe në mirëmbajtje. Një element i tillë i rrallë për etnografinë është edhe kësula, ose si njihet gjerësish tek arbëreshët “Keza”.

Zakonisht është një kësulë me ngjyrë të kuqe ose të gjelbër prej mëndafshi a prej kadifeje, e qëndisur me fije ari, që e vënë nuset arbëreshe ditën e dasmës dhe në raste festash.
Sipas Jeronim De Radës, “Keza është diadema që vërehet në krye të vashës shqiptare ditën e martesës dhe të cilën e mban mandej si nënë në familje, si grua burri dhe si zonjë shtëpie”.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.