Ambasada Shqiptare në Athinë nëpërmjet një postimi në faqen zyrtare njofton se kanë mbërritur Pasaportat dhe Kartat e Identitetit për aplikimet e kryera deri në datën 25 shtator 2020.
Tërheqja e dokumenteve biometrikë për qytetarët që paraqiten personalisht kryhet në sportelin e shpërndarjes pranë Hyrjes Nr. 1 të Ambasadës, nga dita e hënë deri të premten, ora 08:00-16:00.
Gjithashtu ambasada bën me dije se po vijohet me dërgesat postare për kërkesat e marra në postën tonë elektronike [email protected] deri më 20 shtator 2020, si dhe ato të autorizuarat me deklaratë me përgjegjësi pas përfundimit të aplikimit, nga data 21 shtator 2020.
Tërheqja e pasaportave mund të kryhet edhe nëpërmjet autorizimit të një personi të tretë, përmes deklaratës me përgjegjësi vulosur në KEP (Qëndra e Shërbimit të Qytetarëve).
Ambasada i bën thirrje qytetarëve të shmangin grumbullimet masive në orët e para të mëngjesit dhe ditën e parë të javës. Paraqitja në sportelet e shpërndarjes duhet të jetë e njëtrajtëshme përgjatë gjithë orarit zyrtar dhe në të gjitha ditët e javës. Kjo ndihmon si në respektimin e masave parandaluese kundër përhapjes së COVID-19, por dhe në mbarëvajtjen më efikase të punës.