Spotify/ Dua Lipa këngëtarja më e dëgjuar femër në 2020

E diel, 29 Qershor, 2025

Albumi “Future Nostalgia” ka qenë një sukses i madh në karrierën e këngëtares shqiptare Dua Lipa. Artistja shqiptare më e suksesshme në tregun ndërkombëtar ishte në mëdyshje nëse duhet të publikonte albumin e saj gjatë karantinës, megjithatë e publikoi.

Publikimi ka qenë me siguri vendimi i duhur pasi frytet e këtij albumi kanë filluar të ndjehen dhe po i japin mundësi Duas të thyejë rekorde. Këtë herë 25-vjeçarja bëri të ditur në Instastory se për këtë vit, ky album ka kaluar shifrën prej dy miliardë dëgjimeve në platformën “Spotify”, duke u bërë artistja femër më e dëgjuar e vitit 2020.

Pak ditë më parë shqiptarja Dua është nominuar për “ARIA Awards 2020”  në kategorinë “Artisti më i mirë internacional”, dhe për këtë ka ndikuar jo pak albumi i saj “Future Nostalgia”, që bëri jo pak bujë.

Mbrëmja e madhe e ndarjes së çmimeve në Australi do të transmetohet në Channel Nine më 25 nëntor.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.