Nën Sekretarja e Shtetit: Shqipëri-SHBA bashkëpunimit në arsim e kulturë

E martë, 1 Korrik, 2025

Nën Sekretarja Amerikane e Shtetit për Arsimin dhe Kulturën, Marie Royce, është duke zhvilluar një vizitë në Shqipëri në funksion të zgjerimit të prezencës në vendin tonë e të bashkëpunimit me qeverinë shqiptare, për rritjen e investimeve e fuqizimin e mbështetjes për Shqipërinë në çdo fushë.

Gjatë takimit që pati me kryeministrin Edi Rama, Royce theksoi se lidhja mes SHBA dhe Shqipërisë nuk ka qenë kurrë më e fortë se tani: “Kjo është hera ime e parë në Shqipëri dhe që tani jam mahnitur nga bukuria natyrore e vendit tuaj dhe mikpritja e ngrohtë e shqiptarëve. Në Shtete e Bashkuara të Amerikës kemi qenë me ju që në fillim, lidhja mes SHBA dhe Shqipërisë nuk ka qenë kurrë më e fortë se tani dhe jam shumë e lumtur që jam këtu në Shqipëri. Dua të theksoj dhe përforcoj disa nga mënyra tona të bashkëpunimit me Shqipërinë  në arsim dhe kulturë. Më shumë se 2340 shqiptarë kanë marrë pjesë në programet e zyrës sime për arsimin dhe kulturën. Siç vë re Presidenti Trump në strategjinë kombëtare të sigurisë shkëmbimet mes popujve krijojnë rrjetet për liderët e të tashmes dhe të ardhmes të politike, shoqërisë civile dhe arsimit që do të krijojnë një botë të lirë dhe të begatë. Programet e shkëmbimit janë mënyrat më të mira për shqiptarët, amerikanët, si dhe popuj të tjerë për të mësuar klutura të tjera, për të krijuar miqësi dhe për të zhvilluar aftësitë e tyre.  Do të shihni shumë amerikanë këtu në Shqipëri, për këtë të jeni të sigurt. Marrëdhënia mes SHBA dhe Shqipërisë do të forcohet gjithmonë edhe më shumë.”

Më pas fjalën e mori Kryeministri Rama: “Ju jeni më shumë se të mirëpritur si gjithmonë kur dikush vjen nga ajo pjesë e botës nuk me kujtohet në të tërë përvojën time ndonjë vizitë  në fushën e arsimit dhe të kulturës që të ishte e këtij niveli, prandaj kjo është një ngjarje e rëndësishme për ne, pasi kam shumë besim tek forca e arsimit , kulturës dhe megjithëse ju kemi parë gjithmonë si superfuqi ka qenë gjithmonë në lidhje me fusha të ndryshme nga arsimi apo edhe nga kultura”.

Kreu i qeverisë u shpreh se “megjithëse kemi pasur që ditën e parë programe bashkëpunimi në fushën e kulturës dhe arsimit, siç e thatë edhe ju, një numër mbresëlënës shqiptarësh përfitojnë nga programet tuaja në SHBA”.

“Ka edhe më shumë shqiptarë që përfitojnë nga programet tuaja në Shqipëri dhe prapë mendoj që ka shumë gjëra të tjera për të bërë dhe shpresoj që vizita juaj të ndihmojë në këtë aspekt, për të bërë më shumë në të ardhmen e afërt e të largët”, – tha Rama.

Kryeministri Rama tha se “padyshim që ka shumë gjëra fantastike për të mësuar nga SHBA edhe në fushat e arsimit dhe kulturës por më besoni nuk janë pak edhe ato që ju mund të mësoni nga kultura jonë. Në fund të ditës kultura është një sferë ku SHBA ka shumë për të mësuar nga shumë vende të tjera që kanë një histori më të gjatë dhe shumë më komplekse të rrënjosur prej mijëra vitesh”.

Kryeministri Rama falënderoi edhe ambasadoren e SHBA-së në Tiranë, Yuri Kim.

“Falënderoj edhe ambasadoren Kim që ka sjellë shumë energji dhe vullnet për të sjellë më shumë mbështetje edhe në fushën e kulturës dhe arsimit. Falënderoj edhe ambasadoren tonë në SHBA që ka qenë e rëndësishme për ne”, – tha Rama.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.