Turqi/ Sukseset e këngëtarit shqiptar Arif Thaçi, që nuk harron pemën e familjes

E premte, 26 Prill, 2024

Arif Senturk Thaçi, emigroi nga Kumanova kur ishte 15-vjeç. Bashkë me familjen u vendosën në Turqi, dhe atje ai do të njihej si një ndër këngëtarët më të mirë. Në vitet ’70 këngët e tij në radio TRT qëndruan për 19 javë në vend të parë të klasifikimit.

Arif Thaçi ruan me fanatizëm pemën e familjes që tregon rrënjët e tij. Ai lindi në 1941 dhe në vitin 1956 emigroi në Turqi.

“Rrënjët tona janë prej Shqipërie nga Qafa Thanës, Pogradec me mbiemër Taçi, më pas të parët e mi shkuan në Kaçanik, më pas në Kumanovë para 300 viteve. Në vitin 1909 lindi babai im Isa Thaçi, i biri i Arif Thaçit, emrin e të cilit mbaj dhe unë. Kemi krijuar pemën e familjes, sepse nuk duam të humbasim rrënjët e familjes”, tregon Arif Thaçi për gazetaren Mimoza Elezi.

Ishte viti 1956 kur Arif Thaçi u largua bashkë me familjen, por edhe pse kanë kaluar shumë vite mban mend gjithaçka.

” Isha 15 vjeç kur erdha në Turqi. Ka qenë ditë e enjte, 11 qershor ora 16:00 kur hipëm në tren dhe të shtunën kemi arritur. Edhe pse kanë kaluar shumë vite e mbaj mend shumë mirë. Unë dija pak turqisht, edhe nëna ime dinte gjuhën turke, babai e mësoi nga nëna. Unë në Maqedoni bëja dhe gjuhë turke në shkollë. Këtu na priti një teze e imja. Në atë kohë bëheshin disa shtëpi me parket që mbaroheshin brenda një nate. Bëheshim disa të rinjë bashkë dhe ndërtonim një shtëpi. Këtu kishte shumë shqiptarë në atë kohë. Pasi erdha nisa zanatin tim si berber, rrita fëmijët me atë zanat.”  

Më pas Arif Thaçi vendosi të ndjek pasionin e tij për muzikën dhe mori pjesë në një audicion radiofonik që shenjoi dhe nisjen e karrierës tij si këngëtarë në Turqi.

“Këtu në Turqi për herë të parë kam kënduar në 1970. Ishte një audicion me konkuruar në një radio dhe shkova, hyra brenda në studio dhe nisën këngët turqisht. Më pas doli profesiori dhe më pyeti nga je, i thash nga je. Unë i thash jam nga ballkani dhe ai më tha, po pse po këndon turqisht? Më tha dil aty dhe këndo një këngë të rumenisë, sepse ai e kuptoi se zëri im ishte i përzier dhe ai e kuptoi.  Unë kam qenë i pari që kam kënduar këngët e rumenisë. Më pas këndova sërish një këngë turqisht dhe më thanë, shko se do të njoftojmë. Më pas më erdhi një zarf ku mora një ftesë për të bërë një emision në radio menjeherë. Shkova dhe më dhanë katër këngë me këndu dhe dy prej tyre i kaluan, dy prej tyre jo. Që atë ditën njërën nga këngët profesori e hodhi menjëherë në transmetim. Në radio këngët e mia për 19 javë qëndruan të parët në klasifikime. Në shqip për herë të parë këndova në 1980 këngën “Moj e mira nëpër terra”.

Arif Senturk Thaçi numëron shumë dalje në skena të ndryshme, mbi 1500 koncerte, e shumë dasma ku ka kënduar. Ka bashkëpunuar me legjendedat e muzikës turke. Një ndër çmimet e marra që ai veçon është ai në Izmir, një skulpturë e Artemisës që është e përbërë prej 1.2 kg floriri, një çmim shumë i madh që tregon se sa i magjishëm është zëri i shqiptarit Arif Thaçi.