Greqi / Projektligji i ri për nënshtetësinë, e detyrueshme certifikata e gjuhës

E mërkurë, 8 Maj, 2024

Ministria e Brendshme greke ka njoftuar se ka publikuar për konsultim publik në portalin open.gov.gr, projektligjin me titullin “Mbi Ndryshimet në Kodin e Nënshtetësisë”.

Sipas ministrisë kushtet kryesore për marrjen e nënshtetësisë greke nuk ndryshojnë, megjithatë ka ndryshime të tjera në proces pasi do të  sanksionohet sistemi i provimeve me shkrim në vend të paraqitjes individuale para komisionit sikurse ndodhte më parë.

Provimet do të zhvillohen dy herë në vit kundrejt pagesës prej 250 euro dhe në provime mund të marrë pjesë cilido që dëshiron të aplikojë për nënshtetësinë greke.

Provimet do te shqyrtojnë njohuritë e gjuhës greke Niveli B1 si dhe njohuritë mbi historinë, kulturën, gjeografinë dhe institucionet politike të vendit. Personat që u përkasin kategorive të posaçme si invalid, të moshuar etj u jepet mundësia që të mos japin provim me shkrim por vetëm me gojë, para një komisioni të veçantë por me teza të njëjta.

Marrja e certifikatës për njohjen e mjaftueshme të njohurive do të bëjë tani e tutje një premisë të domosdoshme për paraqitjen e kërkesës për natyralizim. Më konkretisht individët që do të aplikojnë për marrjen e shtetësisë greke fillimisht duhet të pajisen me certifikatën e njohurisë dhe më pas të nisin aplikimin.

Në fund të procesit aplikanti do të testohet në një intervistë të shkurtër para një komisioni për verifikimin e integrimit ekonomik dhe social të tij. Projektligji sanksionon gjithashtu krijimin e dy drejtorive rajonale për nënshtetësinë, një në Athinë dhe një në Selanik. Sipas ministrisë së Brendshme në këtë mënyrë do të zgjidhet problemi kronik i vonesave në dhënien e nënshtetësisë. Gjithashtu nëpërmjet thjeshtëzimit dhe digjitalizimit të procedurave synohet përshpejtimi maksimal i procesit të dhënies së nënshtetësisë greke.

Faktikisht sekretariati për nënshtetësinë ka përgatitur një platformë elektronike ku te interesuarit mund të aplikojnë vetë pa qenë nevoja të paraqiten në zyrat e shërbimit të nënshtetësisë. Tribuna.tv