Është çelur për herë të parë mbrëmjen e djeshme në qytetin e Tuzit Panairi i librit shqip. Një aktivitet tre ditor i cili do të mbyllet më 28 gusht.
Panairi i Librit mbahet në kuadër të aktivitetit “Vera në Malësi”, nën kujdesin e Sekretariatit për vetëqeverisje lokale të komunës së Tuzit
Në Panair marrin pjesë rreth 15 shtëpi botuese, me mbi 1500 tituj, nga vendi dhe rajoni.
Fjalën e rastit në emër të organizatorëve e mbajti sekretarja e sekretariatit për vetëqeverisje lokale zn.Marina Ujkaj, kurse Panairin e shpalli të hapur kryetari i komunës së Tuzit, z.Nik Gjeloshaj.
Ky panair është një ngjarje e rëndësishme kulturore për adhuruesit e librave.
Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.