Emisioni rus flet për shqiptarët e Ukrainës

E mërkurë, 2 Korrik, 2025

Emisioni rus “Kunstkamera” javën e shkuar paraqiti një ligjëratë për shqiptarët që jetojnë në jug të Ukrainës nga Alexandër Novik, studiuesi, albanologu i mirënjohur rus, konsull nderi i Republikës së Shqipërisë në Shën Petërsburg dhe Leningrad, drejtues i departamentit Evropian të Muzeut të Antropologjisë dhe Etnografisë në Akademinë e Shkencave në Shën Petërsburg të Rusisë.

Për të interesuarit në histori, etnografi, gjuhë dhe për jetën moderne të popujve të Ukrainës, ndër ta edhe për shqiptarët e Ukrainës, Novik paraqiti në emisionin “KunstKamera”, të dhëna të ndryshme mbi shqiptarët e atjeshëm dhe e vijoi ligjëratën e tij edhe këtë javë.

Krahas kësaj, emisioni paraqet edhe dy vëllimet e monografisë kolektive “Skuadra e Priazovsky. Gjuha dhe kultura e shqiptarëve të Ukrainës”, kushtuar çështjeve të historisë etnike, kulturës tradicionale dhe gjuhës së shqiptarëve të Ukrainës – pasardhësit e kolonistëve që u zhvendosën nga Gadishulli Ballkanik në territorin e Perandorisë Ruse në fillim të shekullit. Monografia është rezultat i hulumtimeve shumëvjeçare në terren dhe arkiva. Autorët kanë grumbulluar, përpunuar dhe analizuar një sasi të madhe të këtyre materialeve në lidhje me gjuhën dhe kulturën e popullatës shqiptare të Budzhak dhe Priazovyya, dhe kontaktet gjuhësore e kulturore me bullgarët, gagauzët, rusët, ukrainasit, moldavët dhe grupe të tjera etnike të këtyre rajoneve polietnike.

Gjithsej, janë 5 mijë shqiptarë të vendosur në katër fshatra në jug të Ukrainës.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.