Marigo Pozio, mbiemri i vajzërisë Poçi, lindi në Korçë, me 2 shkurt 1882 dhe vdiq në 23 shkurt 1932. Ishte e bija e Papakosta Poçit dhe Lenka Ballaurit me origjinë nga Voskopoja. Ajo kishte dhe dy motra: Urani Poçin (e martuar me Kristo Floqin) dhe Angjeliqi Poçin (e martuar me Koço Kottën, kryeministër në kohën e mbretit Zog). Marigoja u martua me Jovan Pozion nga Hoçishti i Devollit.
Familja u vendos më vonë me banim në Vlorë. Marigo do të lindte tri vajza, Evridhiqin, Fereniqin dhe Lirinë. Evridhiqi u martua me një ushtar italian dhe emigroi. Marigoja vuante nga turbekulozi, sëmundje e pashërueshme për kohën. Po ashtu ajo humbi edhe shikimin gjatë viteve të fundit të jetës.
Marigo shkruante dhe botonte në shtypin e kohës dhe mjaft poezi, si për shembull, kushtuar Avni Rustemit; “Ti vrapove porsi plumbi/ Ti u bëre erë e hije/ Shkele, shkove dhe e shove/ Shqipërinë e shpëtove…”. Familja vuajti nga një sërë fatkeqësish, së pari me fëmijët e tyre, dhe më vonë me shëndetin e Marigosë për shkak të tuberkulozit.
Kristo Floqi ngriti zërin më 9 dhjetor 1928 duke akuzuar autoritetet shqiptare se kishin harruar kontributin e Marigos. Marigo nuk e mori “statusin e veteranit”, ashtu si shumë të tjerë bënë në vitin 1912. Ajo vdiq e lënë pas dore dhe u harruar në vitin 1932, dhe u varros në varrezat e Manastirit të Zvërnecit.
Sipas Zhaneta Poçit , mbesë e Marigo Pozios, Marigoja e qëndisi flamurin kombëtar sipas një modeli të Dom Mark Vasës, për pajën e saj, qëkurse ishte vajzë. Këtë flamur ajo ja dha Ismail Qemalit.
Marigoja e qëndisi flamurin në një copë që e kishte blerë nga një tregtar me mbiemrin Diamanti. Më pas në gjithë dritaret e asaj godine janë valëvitur flamujt e stamposur nga Marigoja me përmasa 70 – 40 cm, me shkabë në mes dhe anash me shkrimin: “Rroftë Shqipëria”.
Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.