Boks/ Uldedaj mbron titullin botëror, fitore edhe për Krasniqin

E mërkurë, 2 Korrik, 2025

Ka përfunduar ndeshja midis boksierit shqiptar, Robin Haxhi Krasniqi dhe çekut Stanislas Eschner, ku boksieri ynë doli fitimtar.

Ai e fitoi këtë takim para kohe, duke e mbyllur në raundin e gjashtë.

Boksieri i famshëm shqiptar fitoi pas ndërhyrjes së gjyqtarit, kur i kishte dhënë disa goditje radhazi çekut Stanislas Eschner.

Kjo ishte hera e parë që Krasniqi del në ring pas 15 muajsh.

Ai ka qenë më parë edhe kampion i Evropës në kategorinë përkatëse në boks.

Po sot është ndeshur edhe bokseri tjetër shqiptar Jurgen Uldedaj,  i cili ka fituar ndeshjen përballë kroatit Robert Grguric.

Uldedaj është mbajtës i dy titujve botëror WBO Junior dhe WBC Junior.

22-vjeçari nga Lezha po shkruan emrin e tij në historinë botërore të boksit pasi deri më tani numëron 12 fitore në po kaq ndeshje të zhvilluara.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.