Fruta-perimet “mposhtin” Covid-19, 11.6 % më shumë se në 2019 eksport

E mërkurë, 2 Korrik, 2025

Ashtu sikurse ndodh çdo vit, sezoni pranverë-verë është ai kur lulëzon tregtia me jashtë e fruta-perimeve “Made in Albania”, për shkak të klimës favorizuese për fermerët. Edhe këtë vit, pavarësisht pandemisë COVID-19, fermerët nuk e kanë ndalur punën dhe kanë arritur të realizojnë shitjet vjetore jashtë kufijve të Shqipërisë, madje me më shumë fitim.

Sipas të dhënave zyrtare të Ministrisë së Bujqësisë,  për gjysmën e parë të vitit, sasia e eksportuar e fruta-perimeve përbën 68.6% të sasisë totale të eksportuar dhe 33.4% të vlerës së eksporteve totale.

Duket se kulmi ka qene muaji Qershor,  ku sasia e eksportuar e fruta-perimeve përbën 75.9% të sasisë totale të eksportuar dhe 34.7% të vlerës totale të eksporteve. Në krahasim me 6-mujorin e parë të 2019, eksportet në sasi u rritën me 11.6% ndërsa në vlerë  me 10.5%.

Në total gjatë kësaj periudhe janë eksportuar afro 112 mijë ton produkte, me vlerë rreth 6.4 miliardë lekë. Ndër më të eksportuarat janë domate, tranguj, pjepra, shalqinjtë dhe zarzavate e fruta të tjera./Scan/

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.