Delegacioni i Bashkimit Europian në Shqipëri tha sot se BE ka siguruar më shumë se 110 milionë euro grante për infrastrukturën rrugore në Shqipëri.
Delegacioni i Bashkimit Europian, shprehet se “që prej vitit 2010, BE ka siguruar më shumë se 110 milionë euro grante për infrastrukturën rrugore në Shqipëri duke rindërtuar më shumë se 700 km rrugë nacionale dhe dytësore”.
“Kjo mbështetje ka përmirësuar standardet e rrjetit rrugor duke kontribuar në përmirësimin e ndërlidhjes dhe krijimin e mundësive të reja tregtare për bizneset vendore”, shprehet Delegacioni i Bashkimit Europian.
Po ashtu, Delegacioni i Bashkimit Europian ka shpërndarë një video ku tregohen investimet në infrastrukturë.
Në videon e shpërndarë nga Delegacioni i Bashkimit Europian thuhet se “Shqipëri aspiron të anëtarësohet në BE dhe po bënë përmirësime të shpejta për të përmirësuar standarde e rrjetit të saj rrugor. Në këtë kontekst BE ka mbështetur Shqipërinë përmes projekte, ekspertizë dhe ndihmës financiare për të përmirësuar infrastrukturën rrugorë, mirëmbajtjen dhe sigurinë e rrugëve. BE ka siguruar më shumë se 110 milionë euro për infrastrukturën e rrugëve, falë kësaj mbështetje Shqipëri dhe BE rindërtuan më shumë se 700 km rrugë dytësore këto projekte kontribuojnë për një rritje më të madhe të shkëmbimit ekonomik të Shqipërisë me vendet fqinje. BE gjithashtu ka mbështetur për forcimin e institucioneve përgjegjës për transportin rrugor dhe ka ndihmuar për të përafruar legjislacionin shqiptarë në sektorin e transportit me atë të BE-së. Për sa i përket transportit rrugor BE ka ndihmuar Shqipëri që t’i kushtojë rëndësi mirëmbajtjes së rrugëve. Strategjia Kombëtare e transportit e mbështetur nga BE pritet të bëjë një ndryshim të prekshëm si për njerëzit ashtu dhe për mjetet në të gjithë rajonin”. /ATA/
Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.