Ambasadori zvicerian vizitë në Gjirokastër e Dropull, në fokus zhvillimi rajonal

E shtunë, 28 Qershor, 2025

Ambasadori i Zvicrës, Adrian Maître, ka vizituar bashkinë e Gjirokastrës dhe Dropullit ku është takuar me zyrtarët dhe këshilltarët e të dy bashkive.

Ai shprehet se ka biseduar me kryetarët e bashkive në lidhje me financat që kanë këto bashki apo edhe në lidhje me planifikimin bashkiak dhe projektet turistike.

Lajmin e ka bërë të ditur ambasada e Zvicrës me anë të një postimi në Facebook ku shkruan:

Gjatë një vizite në Gjirokastër dhe Dropull, Ambasadori Maître shkëmbeu me kryetarët e bashkive, personelin dhe këshilltarët bashkiakë, për të mësuar mbi financat vendore, planifikimin bashkiak dhe konsultimet publike, projektet turistike, mbrojtjen sociale dhe funksionimin e këshillave bashkiake.

“Dëshira ime është që Shqipëria të ndërtojë institucione efektive dhe kjo do të thotë edhe bashki të forta. Pjesë e kësaj është konsultimi i gjerë dhe i drejtpërdrejtë me publikun dhe palët, dhe të dëgjuarit e shqetësimeve dhe përvojave të qytetarëve dhe sektorit privat vendor” – Ambasadori zviceran Adrian Maître.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.