Përfaqësues të Germin dhe anëtarë të Këshillit Koordinues të Diasporës kanë zhvilluar ditën e sotme një takim online.
Në këtë takim është diskutuar për çështjen e votës së Diasporës në zgjedhjet e 2021 në Shqipëri si dhe për reagimin e Diasporës shqiptare ndaj krizës shëndetësore dhe ekonomike të shkaktuar nga COVID-19 në vendet e origjinës.
Ndër të tjera është biseduar edhe për organizimin e Kuvendit/Samitit të ardhshëm të Diasporës që planifikohet të mbahet në vitin 2021 në Prishtinë, si dhe Konferencën “Diaspora Flet”, edicionin e dytë të së cilës Germin planifikon ta organizojë virtualisht.
Të dyja palët si Germin po ashtu edhe KKD janë shprehur të gatshëm që të kenë bashkëpunime frytdhënëse në të ardhmen.