Qendra Islame shqiptare dhe policia e New York bashkëpunim në kohë të pandemisë

E shtunë, 28 Qershor, 2025

Janë të njohura bashkëpunimet mes Qendrës Kulturore Islame Shqiptare në Staten Island dhe Policisë së New York-ut. Edhe gjatë ditës së djeshme, e hënë, 10 gusht 2020, në këtë qendër u organizua shpërndarja e ndihmave ushqimore për qytetarët.

Kjo ngjarje u mbajt nga Federata e Chaplain e Shtetit të New York-ut. Dr. David Olivencia.
Unifromat blu të policisë ishin mes besimtarëve. Imam Tahir Kukaj falenderoi policinë dhe përcolli një falenderim të veçantë edhe për Chief of Community Affairs: Jeffry B.Maddrey.

Bashkësia shqiptare në SHBA ka pasur edhe bashkëpunime të tjera me autoritetet vendase ku kujtojmë se pak më parë u mundësuan edhe teste të CoVid-19 falas nga Komuniteti Mysliman Shqiptar në Amerikë dhe autoritetet e Waterburyt.

Më poshtë keni edhe disa fotografi të publikuara nga gazeta Dielli të cilat janë shkrepur gjatë bashkëpunimit.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.