SHBA / Rifillon shkolla, si do të zhvillojnë mësimin fëmijët shqiptarë…

E enjte, 25 Prill, 2024

Pandemia e shkaktuar nga COVID-19 ka ndryshuar në mënyrë rrënjësorë jetën e miliona njerëzve në mbare botën. Përball kësaj të papriture njerëzit po përpiqen të përshtaten me një realitet të ri, të diktuar nga kujdesi dhe masat mbrojtëse ndaj shpërhapjes së këtij virusi. Fillimi i vjeshtës shënon edhe nisjen e viti të ri akademik në shumë vende të botës, përfshirë dhe SHBA. Një nga shqetësimet kryesore të mësuesve dhe prindërve mbetet mësimdhënia në kushtet e reja. A shërbeu faza e parë e mbylljes si një eksperiment për të mësuar nëse mund të mësohet online? Cilat janë sfidat me të cilat do të përballen fëmijët dhe mësuesit e gjuhës shqipe. Për ti dhënë përgjigje këtyre pyetjeve Marjana Zeneli Bulku ka biseduar për gazetën “Diaspora Shqiptare” me mësuesen e gjuhës shqipe dhe drejtuesen e shkollës “Children of the eagle”, Nju Jork, znj. Drita Gjongecaj

Situata e krjuar nga pandemia e ka vënë jo pak në vështirësi sistemin e edukimit në përgjithësi, a mund të na i specifikoni disa nga pasojat?

Në një mënyrë apo tjetër, pasojat e Covid -19 janë ndjerë në çdo fushë. Në arsim, kjo situatë ka prekur drejtpërdrejt tri kategori njerëzish, punonjësit e arsimit, nxënësit dhe prindërit. Duke qenë se nuk ishin të pregatitur për një situatë të tillë mësuesit dukej sikur të ishin në vitin e parë në profesion; atyre iu desh të adaptoheshim menjëherë me një mënyrë krejt të re mësimdhënie, komunikimi me nxënës, etj. Me 1.1 milion nxënës që ka vetëm qyteti i Njy Jorkut ky ishte një hap vigan. Edhe ana teknike pati vështirësitë e veta. Mësuesit vetë patën shumë gjëra për të mësuar dhe për më tepër, u është dashur t’ua shpjegojnë prindërve hap pas hapi (kjo në shkollat fillore) se si të krijojnë një llogari personale me shkollën, si të hyjnë në platformë e deri në detaje të tjera që kanë të bëjnë me dorëzimin e detyrave të përfunduara. Shkollat tetëvjecare dhe të mesme edhe para Covid -19 kanë qenë në masë të konsiderueshme të përfshira në një sistem te tillë por jo gjithkund në të njëjtin nivel.

Cila nga sfidat mendoni se ka qenë më e vështira, ajo e fëmijëve, mësuesve apo prindërve dhe familjes?

Prindërit ndoshta e kanë pasur më të vështirë këtë periudhë. Duke dashur më të mirën për fëmijët e tyre, ata ishin e janë të shqetësuar nëse po bëjnë aq sa duhet për t’u siguruar atyre nivelin e nevojshëm akademik. Mungesa e njohurive në lëndë të caktuara, kufizimet në përdorimin  e teknologjisë për mësim dhe në disa raste deri tek pamundësia për të shkuar në punë ka shtuar stresin dhe pakënaqësinë me situatën. Shumë familje nuk kanë një pajisje elektronike për çdo fëmijë e kjo është tjetër pengesë pasi ata duhet të presin radhën.

Mësuesve iu desh të futen drejtpërdrejt në mësimdhënie në distancë pa trajnimin e duhur, pa teknologjinë e kërkuar, pa një program se çfarë do t’u mësojnë fëmijëve dhe pa material të mjaftueshme. Përveç “Google Classroom”, në një kohë shumë të shkurtër arsimtarët u familjarizuan me disa platforma plotësuese për ta bërë mësimin sa më efektiv. Por edhe sot pas 6 muajsh ka nga ata që kanë vetëm njohuri elementare dhe nuk janë në nivelin e pritshmërive të sotme për sa i përket teknologjisë.

Po t’i referohemi nxënësve, ata u përballën me pasigurinë në plotësimin  e detyrave, shumë herë pa pasur shpjegimin e mësuesit por duke u përpjekur ta gjejnë zgjidhjen me të lexuar. Me moshat e vogla sidomos është e vështirë pasi ata e kanë të kufizuar kohën e vëmendjes/përqendrimit në një aktivitet të caktuar.

Ju jeni drejtuese arsimi, si po mendohet të nisë ky vit i ri akademik?

Guvernatori Cuomo deklaroi se shkollat e Nju Jorkut do të hapen në shtator ndërkohë që distriktet e shkollat duhet të paraqesin një plan të detajuar se si do të procedojnë. Modeli më i mundshëm është ai hibrid ku gërshetohet mësimi në klasë me atë në distancë (online). Të gjitha planet duhet të shqyrtohen dhe miratohen nga Departamenti Shëndetësor. Ndonëse ka akoma shumë pikëpyetje në lidhje me rihapjen e shkollave, direktivat e Qendrës për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (Centers for Disease Control and Prevention – CDC) do të ndiqen që nga mbajtja e maskave, ruajtja e distancës, dezinfektimi i klasave, etj.

Departamenti i Arsimit ka nxjerrë disa modele të mënyrës së gërshetimit të cilat përfshijnë 2-3 ditë mësimi në javë në ambientet e shkollës. Modelet do të kenë variacione të vogla në varësi të numrit të nxënësve duke pasur jo më shumë se 9-12 persona në klasë. Prindërit kanë opsionin e zgjedhjes për t’i mbajtur fëmijët në shtëpi e të marrin mësimet plotësisht online. Atyre u është dërguar një pyetësor për të ndarë shqetësimet e sugjerimet e tyre si dhe për te bërë përzgjedhjen e modelit arsimor.

Dita e mësimit për fëmijët do jetë paksa më e shkurtër sesa tradicionalisht (8:30 am-2:00 pm). Raportet tregojnë se vetëm 1% e popullsisë është identifikuar aktualisht si e prekur nga Covid-19. Nëse kjo shifër rritet deri në 3% atëherë vendimi i rihapjes së shkollave  do të rishikohet.

Sa për ilustrim, ky është një nga variantet që mund të përdoret në shkollat elementare.

Modeli 1B

Java E hënë E Martë E Mërkurë E Enjte E Premte
  Grupi D (cdo ditë vetëm online)
1 Grupi A Grupi A Grupi A Grupi B Grupi B
2 Grupi B Grupi A Grupi A Grupi B Grupi B

Pra, nëse ka vetëm dy grupe (A dhe B) që do ndjekin mësimin edhe në shkollë edhe online, Grupi A do paraqitet në shkollë çdo të martë dhe të mërkurë, ndërsa të hënën do të alternohet me Grupin B. Java e parë – Grupi A; java e dytë – Grupi B e kështu me radhë.

Ditët tjera (e enjte, e premte dhe e hëna e 2të, e 4t, etj.) Grupi A zhvillon mësimin online dhe Grupi B në klasë. Në modelin e mësipërm nuk ka grup C. Në grupin D janë të gjithë ata nxënës që kanë zgjedhur ta bëjnë mësimin 100% online dhe nuk paraqiten fare në shkollë. Çdo prind ka të drejtë të zgjedhë vetëm mësimin online nëse do dhe mund ta ndryshojë atë në ëdo kohë për t’iu bashkuar mësimit në klasë nëse situata përmirësohet. Mësuesit mbi 65 vjeç apo që kanë probleme shëndetësore kanë të drejtë të aplikojnë dhe nëse miratohen do punojnë vetëm virtualisht.

Me gjithë masat që po merren shqetësimi dhe pasiguria egziston pasi ka raste në Europë apo edhe disa shtete te Amerikës ku situata është rënduar me shtimin e lëvizjeve. Mbetet për t’u parë nëse vendimet do rishikohen kur t’i afrohemi shtatorit edhe pak më shumë.

Si drejtuese e shkollës shqipe “Children of the eagle” jeni përpjekur që edukimin e gjuhës shqipe ta mbani aktiv edhe gjatë vitit të vështirë akademik që lamë pas, sa efiçente ka qenë teknologjia e re e mësimdhënies së gjuhës shqipe në këtë vit të pazakontë?

Kjo situatë ndikon pa dyshim edhe punën e shkollave shqipe. “Children of the Eagle” do funksionojë edhe në vazhdim pavarësisht nga sfidat dhe të panjohurat. Të gjithë mësuesit tanë janë të licensuar për mësimdhënie në krejt shtetin e Nju Jorkut dhe kanë përgatitjen maksimale për të përmbushur nevojat e nxënësve edhe në kushtet e normalitetit të ri. Në të vërtetë, shkolla jonë nuk e ka ndërprerë mësimin as gjatë muajve të karantinës. Përmes platformës “Zoom” dhe “Google Classroom” mësimi u zhvillua rregullisht çdo fundjavë. Fëmijët u ndjenë mirë dhe e prisnim me dëshirë takimin javor. Një ndihmë të madhe na ka dhënë Qendra e Botimeve për Diasporën duke na mundësuar edhe shfrytëzimin e materialeve shqip online përveç teksteve mësimore që na janë premtuar të vinë në shtator.

Seminari mbi metodat e mësimdhënies së gjuhës shqipe në Diasporë pati një impakt shumë pozitiv në unifikimin e kontributeve në ndihmë të ruajtjes së gjuhës shqipe në Diasporë, cila do të jetë ecuria e kësaj veprimtarie kaq produktive? 

Seminari  i mësimit të gjuhës shqipe është zhvilluar për dy vjet rrjesht dhe ka sjellë materiale të vlefshme për punën me nxënësit dhe rritjen e efektivitetit. Për arsyet që dihen, Seminari III është shtyrë. Po shikojmë mundësitë e një formati ndryshe në përshtatje me normalitetin e ri dhe po ashtu, kohën kur do të mbahet. Bashkëpunimi sa vjen e bëhet më i gjerë dhe përfshin shkëmbimin e eksperiencës edhe me kolegë jashtë Amerikës. Është bukur të komunikosh mes kolegësh gjithmonë në kërkim të mënyrave të reja që plotësojnë edhe më mirë nevojat e nxënësve, mësuesve por edhe shumë më tepër se kaq.

Ju falemnderit Drita dhe suksese në sfidat e ardhëshme.