69 vjetori i vdekjes së Ali Sami Frashërit, themeluesit të “Galatasaray”

E premte, 26 Prill, 2024

Në 69 vjetorin e vdekjes u lartësua kujtimi për Ali Sami Frashërin (Ali Sami Yen), djali i Sami Frashërit

Ali Sami Frashëri themeluesi i klubit të futbollit “Galatasaray”, u lind në Kandili të Stambollit, më 20 mars 1886. Emri origjinal i tij është Ali Sami.

Ali Sami “Yen” Frashëri në vitin 1905 krijoi klubin e futbollit “Sport Klub Galatasaray” dhe ishte president i parë i tij për 13 vjet rresht, nga 1905-1918. Dhe përsëri për pak kohë në vitin 1925.

Ishte trajner i parë i ekipit të futbollit në mes viteve 1905-1908. President i Komitetit Olimpik nga viti 1926-1931. Trajner i parë në një ndeshje ndërkombëtare kundër Rumanisë. Ali Sami Frashëri, vdiq më 20 korrik, 1951.

Ali Sami Frashëri është edhe një nga futbollistët e parë shqiptarë, gjithashtu është një nga trajnerët e parë shqiptarë, një nga presidentët e parë të një skuadre futbolli.

Ali Sami Frashëri gëzonte një respekt të jashtëzakonshëm në shtetin turk e veçanërisht në qytetin e Stambollit.

Ai vuri themelet e futbollit turk, ishte iniciatori i parë i krijimit të klubeve sportive të ndryshme si: basketboll, hendboll, volejboll, not,  hipizëm etj. Kundërshtarët e përjetshëm të klubit të Ali Sami Frashërit ishin: “SK Fenerbahçe”, “JK Beshiktash”, “Trabzonspor”, “Istanbulspor” etj.

Suksei i Ali Sami Frashërit në botën e sportit nuk ishte më i pakët se ai i babait dhe xhaxhallarëve të tij, në fushën e letrave. Nën udhëheqjen e tij SK Galatasaray fitoi shumë trofe, ishte skuadra më e fortë dhe më e organizuar në Turqi dhe Ballkan.

Një kuriozitet sa i përket fanellave të “SK Galatasaray”:

Në fillimet e saja, atëherë kur edhe e themeloi, fanellat e “SK Galatasarayit” kishin ngjyrat kuq e zi, si dhe në anën e majtë emblemën me shqiponjën dy krenëshe, që simbolizonte edhe vet origjinën e Ali Sami Frashërit. Por me kalimin e kohës nga vetë shteti otoman, u detyruan dhe u obliguan që të hiqeshin fanellat me ngjyrën kuq e zi dhe ta hiqnin shqiponjën si emblemë të klubit, e t`i zëvendësonin me ngjyra verdh e kuq, që edhe sot e kësaj dite i bart “SK Galatasaray”.

Një kohë ka qenë edhe kryetar i shoqatës së arbitrave të Turqisë. Pas vdekjes së Ali Sami Frashërit drejtuesit e klubit Galasaray vendosën që stadiumit t`ia lënë emrin e legjendës së futbollit dhe sportit turk, emrin e shqiptarit tonë të madh “Ali Sami Yen”. Emrin e tij, Ali Sami Yen, mbanë edhe një rrugë në Stamboll. Kurse fjala Yen në biografinë e tij ishte pseudonimi, sepse ashtu e quanin dhe e njihnin dashamirët e futbollit turk, Ali Sami Yen.