Rita Ora i është bashkuar nismës së ndërmarrë në ditët e fundit për vendosjen e Kosovës në hartën e Apple.
Përmes një postimi në Instagram, ylli i muzikës ka bërë thirrje që kompania amerikane të shënjojë në hartë emrin e shtetit më të ri të Europës.
“Do të doja shumë që Apple të shpërndante ndërgjegjësim duke vendosur Kosovën ne hartën e saj. Shqipëria dhe Kosova janë të mbushura me aq shumë talent dhe jam shumë krenare për të gjitha gratë e talentuara, të mrekullueshme dhe të forta që përfaqësojnë trashëgiminë tonë”.
Një ditë më parë ishte Dua Lipa që duke postuar një foto të flamurit “Autochthonous” u bë pjesë e nismës.
Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.