Nuk e keni ditur/ Nga Candreva tek Gatuzo, futbollistët me prejardhje arbëreshë

E shtunë, 4 Maj, 2024

Ndoshta shumë pak sportadashës e dinë, por futbollisti i Interit dhe i kombëtares italiane Antonio Kandreva është arbëresh.

Në kampionatin italian lojtarët me prejardhje arbëreshe janë të shumtë, ku Milan është një ndër ekipet që gjatë historisë së tij numëron më shumë lojtarë arbereshë.

Ndërsa aktualisht klubi kuqezi ka në ekip vetëm një lojtar arbëresh dhe ai është Mateo Musakio.

Më herët klubi kuq e zi ka pasur lojtar dhe trajner një emër shumë të njohur si Genaro Gatuzo i cili gjithashtu është arbëresh, për të mos harruar edhe Ignacio Abaten.

Sa i përket Musakios mbiemri i tij në rrënjë është ai i një prej familjeve më të njohura fisnike shqiptare. Mateo, mbiemrin e shqipëruar e ka Muzaka. Familja e futbollistit e ka origjinën nga arbëreshët e Portocannones në rajonin e Molises. Zhvendosja nga Arbëria në Itali ka ndodhur gjatë lëvizjeve të mëdha të shekullit XV ose edhe më parë. Ndërkohë që sipas të dhënave, fundshekulli XIX dhe fillimi i shekullit XX shënon mes italianëve të shumtë të emigruar në Argjentinë edhe një numër jo të vogël shqiptarësh. Pikërisht kjo është lidhja e Mateos me Argjentinën, pavarësisht se origjina e qartë e tij është arbëreshe.

Thuajse e njëjtë është edhe historia e Antonio Candreva-s, lojtar i Interit dhe Kombëtares Italiane. Gjyshi i tij ka lindur në komunitetin arbëresh të Tirreno Cosentino. Vetë Candreva disa kohë më parë ka vizituar komunën e Falconara Albanese në provincën e Kozencës, ku është takuar me kreun e saj Ercole Conti.

Në fakt, historiografia shqiptare ka pjesë të sajën një pinjoll të familjes Candreva. Ai është Karmel Candreva, i cili ka dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm në ruajtjen e identitetit tek arbëreshët, komunitet të cilit edhe i përkiste. Ai publikoi edhe disa vepra, siç ishte ajo e vitit 1979, kushtuar të drejtës së arbëreshëve për të ruajtur gjuhën e tyre amtare duke e mësuar nëpër shkolla.”

Candreva ka qenë zyrtarisht në Shqipëri në momentin që Shqipëria u përball me Italinë në ndeshjet kualifikuese për Euro 2020, i cili nuk u zhvillua për shkak të pandemisë Covid-19.

Madje ai ishte edhe një nga personat që ka realizuar gol, cka coi në humbjen 2-0 të ekipit shqiptar.

Disa nga ish-futbollistët dhe futbollistët Arbëresh:

Antonio Candreva, Xhenaro Gatuzo, Beniaminio Abate, Ignacio Abate, Xhuzepe Belushi, Mateo Muzakio, Luka Rico, Danele Kalixhuri, Marko Kalixhuri, Tomas Guidara, Stefano Fiore, Nikola Legrotalje, Dario Benedeto.