Danimarkë / Bajram Fetahi, një histori suksesi në futboll

E premte, 26 Prill, 2024

Ish-futbollisti i njohur shqiptar Bajram Fetahi që aktualisht është trajner i ekipit të moshat 17-19 vjeçare të Nordsjælland në Danimarkë në një intervistë për RTV Zëri Danimarkë ka folur për punën e tij të tanishme dhe mundësinë që Nordsjælland i ka dhënë për t’u bërë trajner.
Gjatë intervistës ai ka zbuluar se gjatë kohës që ai ka qenë lojtar tek Nordsjælland, ua paguante gjithmonë biletat tifozëve shqiptar.

“Jam i kënaqur që ka shumë futbollistë që luajnë në Danimarkë. Shqiptarët gjithmonë kanë pasur talent, kemi zemër, kemi inat. Shikohet edhe në Zvicër, në Gjermani shikohet në të gjithë botën që shqiptarët e kanë në gjak arritjen, jo vetëm në sport por edhe në fusha të tjera. Jam krenar që jam shqiptar”, tha ai.

Bajram Fetahi është një futbollist i dashur për shqiptarët e Danimarkës.
Karriera e tij futbollistike ka filluar në klubin danez B93, ndërsa më vonë i është bashkangjitur klubeve të njohura futbollistike daneze si Silkeborg, FC Nordsjælland, Lyngby, Roskilde etj.
Në Skoci ka luajtur për Glasgow Rengers, ndërsa disa vite ka luajtur edhe në Turqi për Denizlisport. Ka mbajtur ngjyrat e kombëtares daneze si dhe të asaj maqedone. Edhe pse shumë ka dashur të mbajë ngjyrat e kombëtares shqiptare, një gjë e tillë asnjëhere nuk iu mundësua.

Pasi u shkëput nga fusha e blertë ai u diplomua për trajner futbolli në mbretërinë daneze dhe aktualisht është trajner i klubit futbollistik FC Nordsjælland për moshat U17 dhe U19.

Bajrami Fetahi gjithashtu është edhe sipërmarrës, ai ka hapur dhe administron barin “Social Brew” në qendër të Kopenhagenit.