Sot në Styria të Austrisë organizohen zgjedhjet komunale, ku ndër kandidatët garues është edhe shqiptari Valton Halimi.
Halimi kandidon për herë të dytë në “Gemeinde Gleisdorf”, si përfaqësues i partisë së Sebastian Kurz , OVP. Në marsin e vitit të kaluar, Halimi është zgjedhur Kryetar i Këshillit Koordinues të Shoqatave Shqiptare në Steiermark.
Shqiptari me banim në Austri, është pronar i një kompanie ndërtimi dhe një aktivist në shërbim të komuniteti shqiptar që jeton në Austri.
Zgjedhjet e këshillit bashkiak në Styria ishin planifikuar për në datën 22 mars të këtij viti por u pezulluan për shkak të pandemisë së Covid-19 dhe data e zgjedhjeve u shty. Si datë kryesore për mbajtjen e zgjedhjeve u caktua 28 qershori.
Sot zgjidhen anëtarët e këshillit bashkiak dhe anëtarët e tyre zëvendësues nga të gjitha bashkitë, me përjashtim të kryeqytetit. Zgjedhjet e fundit komunale në Styria u zhvilluan në 22 Mars 2015.
Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.