Austri / Shqiptarja nga Fushë – Kruja kandidate në zgjedhjet komunale

E shtunë, 28 Qershor, 2025

Nesër në Austi mbahen zgjedhjet për komunën e Knittelfeldit, ku në garë është edhe  Deshire Manuka Shehu me origjinë nga Fushë – Kruja  e cila garon për herë të dytë për këtë post.

Ajo ka mbaruar studimet për infermieri, ndërsa aktualisht është pjesë e spitalit të qytetit. Në vitin 2006 Komuna e Knittelfeldit e angazhoi me temat e integrimit. Pas një periudhe jo shumë të gjatë kohore, më vonë, në vitin 2015, Deshira u zgjodh anëtare e kësaj komune.

Ajo kishte synim të zhvillonte sa më shumë komunitetin rajonal dhe çështjet evropiane. Në muajin tetor të të njëjtit vit, mori postin e këshilltares evropiane në “Europa fängt in der Gemeinde an”.

Në komunën e Knittelfeldit zgjedhjet do të mbahen nesër.  Të gjithë shqiptarët që banojnë në komunën e Knittelfeldit shqiptarja i fton që ta mbështesin nëpërmjet votës.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.