SHBA / 800 mijë dollarë për restaurimin e objekteve të trashëgimisë kulturore 

E premte, 19 Prill, 2024

Ambasadorja amerikane Yuri Kim ishte në qytetin e Krujës me ministren e Kulturës, Elva Margariti, nga ku nënshkroi një grant prej rreth 800,000 dollarë të Fondit të Ambasadorëve për Trashëgiminë Kulturore, për restaurimin e fortifikimeve në Krujë, Prezë dhe Durrës.

Kjo shumë do t’i vihet në dispozicion Ministrisë së Kulturës, e cila do ta përdorë për të restauruar monumentet e dëmtuara nga tërmeti i 26 nëntorit.

“Më lejoni ta nis me një “uau” të madhe, sepse kjo pamje i ka tejkaluar pritshmëritë e mia. Sot në në fakt shënojmë fillim e projektit për të restauruar disa prej siteve apo vendeve kulturore të dëmtuara nga tërmeti i 26 nëntorit. Tërmeti mund të ketë dëmtuar ndërtesat, por nuk ka dëmtuar shpirtin e shqiptarëve. Ne kemi punuar me Shqipërinë në projekte të shumta për kulturën, përfshirë restaurimin e galerisë numër tre të kalasë në Gjirokastër, dokumentacionin e muzikës isopolifonike shqiptare si dhe ruajtjen e Kullës së Sahatit në Tiranë. Sot jam shumë e gëzuar që jam këtu bashkë me ministren Margariti për të nënshkruar një grant prej afro 800 mijë dollarësh për restaurimin e fortifikimeve në Krujë, Durrës dhe në Prezë”,- u shpreh ambasadorja Juri Kim.

Projkti pritet të zgjasë rreth dy vite. Fillimisht mendohet se puna do të nisë në kullën C në Durrës, më pas në Teqenë e Dollmës në Krujë për të vijuar në kalanë mesjetare të Prezës dhe do të përfundojë me restaurimin e Kullës së Sahatit të Krujës. Mendohet se këtu do të jetë edhe puna më e madhe.