Vota e Diasporës / Muharremi: Kemi mbeshtjete edhe nga figura publike

E premte, 26 Prill, 2024

Prej disa ditësh Këshilli Koordinues i Diasporës ka iniciuar një peticion për garantimin e së drejtës së votës së Disaporës. Një peticion ky që aktualisht është mbështetur nga dhjetra shoqata shqiptare ne botë por edhe nga emra të njohur të botës së artit sportit etj. Brikena Muharremi, anëtare e Këshillit Koordinues të Diasporës në një intervistë për “Shekulli”-n thotë se peticioni ka patur mbështetje të jashtëzakonshme.

Diaspora kërkon sistem proporcional me lista të hapura dhe mundësinë të votojë në zgjedhjet e ardhshme. Një peticion drejtuar Presidentit Meta, Kryeministrit Rama, Kryetarit të Kuvendit Ruçi si dhe Këshillit Politik, ata shprehen se vota e Diasporës është jo vetëm një e drejtë kushtetuese e panegociueshme, por edhe kusht i domosdoshëm për emancipimin politik të Shqipërisë. “E konsiderojmë të rëndësishme që vota e Diasporës të jetë pjesë e marrëveshjes për Reformën Zgjedhore dhe përmes peticionin duam të tregojmë se kjo kërkesë mbështetet edhe nga shume shoqata dhe individë nga e mbarë bota”, tha Muharremi.

Peticioni

Muharremi njofton se peticioni është mbështetur në masë nga organizata, shoqata dhe njerëz të famshëm të cilët kanë dhënë një kontribut të madh në vend. “Janë afër 100 shoqata dhe mbi 2,500 individë që e përkrahin peticionin duke përfshirë edhe figura të njohura si Lorik Cana, Saimir Pirgu, etj”, thotë ajo.

Duke konsideruar votën e Diasporës jo vetëm një të drejtë kushtetuese të panegociueshme, por edhe kusht të domosdoshëm për emancipimin politik të Shqipërisë, zëri i Diasporës bën thirrje që tu jepet kjo e drejtë. “Dy kërkesat tona që shkruhen në peticion janë: 1. T’iu mundësohet të gjithë shtetasve shqiptarë që banojnë jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë e drejta e votës nga vendbanimet e tyre. Kërkojmë që kjo e drejtë të mundësohet dhe implementohet para zgjedhjeve të ardhshme parlamentare. 2. T’i mundësohet popullit shqiptar e drejta të zgjedhë përfaqësuesit e tij përmes sistemit zgjedhor proporcional me lista të hapura”, nënvizon kryetarja.

Angazhimi

Në fjalën e saj Brikena Muharremi thotë se edhe pse nuk ka një regjistër të plotë të Diasporës janë mbi 1 milion e 600 mijë persona sipas të dhënave të Instituti shqiptar i Statistikave. “Numri i asaj që njihet si diaspora e re, pra atyre shqiptarëve që kanë emigruar pas viteve ‘90 përllogaritet në rreth 1 milion e 600 mijë vetë. INSTAT thotë se diaspora pësoi një rritje gjatë vitit 2019 me 3.6 për qind”, thotë ajo. Një numër tepër i lartë i shqiptarëve nëpër botë të cilëve deri më sot iu është mohuar e drejta e votës. Sipas saj, nëse do të ketë një pjesëmarrje të tillë në votime, sigurisht që do të ketë ndryshime në rezultatet e zgjedhjeve dhe sipas saj do të jenë për mirë.

“Ne besojmë se angazhimi i Diasporës në zgjedhje është i rëndësishëm duke qenë se kemi të bëjmë me respektimin e një të drejtë thelbësore që garantohet me Kushtetutë. Kodi Zgjedhor ia heq këtë të drejtë shtetasve që duan të votojnë nga jashtë territori i Shqipërisë dhe ne duam që kodi të ndryshohet që të mos bjeri ndesh me Kushtetutën”.

Kryeministri Rama në dy mandatet e tij qeverisës ka premtuar se drejta e votës së diasporës do të behët realitet. Në Samitin e Parë të Diasporës kreu i qeverisë u zotua një gjë e tillë do të ndodhte në një afat të shkurtër kohor. “Në samitin e parë, kemi mbajtur shënim gjithçka keni thënë. Të gjithë, pa përjashtim, keni thënë diçka: “Duam të votojmë. Duam të shprehim vullnetin tonë si diasporë kur vjen puna për të vendosur se kush e qeveris Shqipërinë”. Ne ju kemi thënë se e kemi në program dhe duam ta bëjmë.

Më vjen keq t’ju them se deri tani nuk kemi gjetur dakordësi për këtë çështje. Tani u bënë shumë çështje për të cilat nuk po gjejmë dakordësi. Por ju siguroj se për votën tuaj, ka vetëm dy rrugë për ne: “O do ta bëjmë, o do ta bëjmë” Unë uroj që ta bëjmë të gjithë së bashku me konsensus. Nëse nuk do ketë konsensus, do ta bëjmë edhe pa konsensus”, u shpreh Rama. Edhe në Samitin e Dytë të Diasporës u premtua diçka e tillë. Një premtim që vazhdon të mbetet pezull.