Komisioni Evropian për Ballkanin: Në 1 korrik të hapen kufijtë

E shtunë, 28 Qershor, 2025

Komisioni Evropian rekomandon hapjen graduale të kufijve të jashtëm të Bashkimit Evropian duke filluar nga data 1 korrik për shtetasit e huaj, duke marrë parasysh situatën epidemiologjike të vendeve përkatëse.

Komisioni ka propozuar që kufijtë të hapen për ato vende që dëshmojnë se situata e përhapjes së koronavirusit është e menaxhueshme.

Në propozimin e Komisionit Evropian, kufizimet janë kërkuar të hiqen për të gjitha shtetet e Ballkanit Perëndimor: Kosovë, Shqipëri, Maqedoni të Veriut, Mal të Zi, Bosnje-Hercegovinë dhe Serbi. Komisioni e ka arsyetuar këtë kërkesë, me faktin që, “situata epidemiologjike e tyre është e ngjashme apo edhe më e mirë sesa në BE”,- shkruan Scan Tv.

Ndër të tjera është kërkuar që pas 1 korrikut të aplikohen masa lehtësuese për studentët edhe punëtorët sezonalë, si dhe prej datës 15 qershor të hiqen të gjitha kontrollet kufitare mes vendeve të bllokut evropian.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.