Avokati shqiptaro-amerikan në gjyqin më të famshëm të vitit në Georgia

E diel, 5 Maj, 2024

Një nga dy avokatët që po përfaqësojnë afrikano-amerikanin Ahmaud Arbery, i cili u vra ndërsa po bënte vrapin e mëngjesit në muajin shkurt, në shtetin Georgia, është një shqiptaro-amerikan.
Blerim Elmazi është një avokat, nga firma ligjore Merritt Law Firm, LLC, në Dallas, Texas. Ai specializohet në çështje të të dretave civile.
Bashkë me kolegun S. Lee Merritt po përfaqëson një nga çështjet që ka tërhequr më shumë vëmendjen e medias këtë vit, kur dy amerikanë të bardhë vranë pas një përballjeje një afrikano-amerikan. Vrasësit baba e bir thonë se e vranë për vetëmbrojtje dhe se ai po shikonte për të vjedhur në lagjen e tyre. Mirëpo, familja dhe shumë vëzhgues thonë se nuk është rasti i parë që një zezak humb jetën duke bërë gjërat më normale të ditës, si vrapi i mëngjesit.
Në klimën e protestave në mbarë vendin për çështjen e racizmit, gjyqi në Brunswick, Georgia do të jetë në qendër të vëmendjes dhe për avokatin e ri shqiptaro-amerikan një moment i rëndësishëm për karrierën e tij në fushën e ligjit.
Kur mendon se ai është diplomuar vetëm një vit më parë për Drejtësi nga Universiteti Metodist i Jugut, në Shkollën Dedman të Drejtësisë. Elmazi ka edhe një diplomë në dy degë Histori dhe Shkenca Politike nga Universiteti i Texas-it të Veriut.
Emri i tij u bë i njohur sidomos në median sociale kur në 4 qershor, në mungesë të mjeteve të transportit, për të shkuar nga Texas në Georgia për një seancë të papritur gjyqësore, ata u ndihmuan nga ylli i muzikës “rap”, Jay-Z.
Si ka treguar vetë Blerim Elmazi në llogarinë e tij në Instagram, atij i erdhi një thirrje telefonike nga “Roc Nation”, agjensia e spektakleve që ka bërë të famshëm jo vetëm Jay-Z po edhe bashkëshorten e tij, këngëtaren Beyonce, me anë të të cilës e njoftuan se kishin marrë lejen që të përdorte avionin e tyre privat.
Një mesazh të ngjashëm postoi në Instagram edhe kolegu i tij: Kur të duhet të jesh patjetër në Gjykatë për klientin tënd dhe protestuesit për drejtësi… Jay-Z dërgon xhetin e tij privat”. / Illyria