Shqiptarët që jetojnë në prefekturën e Splitit dhe të Dalmacisë, tashmë kanë një ambient të tyren ku mund të organizojnë aktivitete kulturore.
Në ceremoninë e hapjes së zyrës së bashkësisë shqiptare Kryetari i Unionit z. Esad Çollaku, ndër të tjera falenderoi kryetarin e Bashkësisë shqiptare të prefekturës të Splitit dhe Dalmacisë z. Milaim Shukajn, për punën e tyre në të mirë të komunitetit tonë. “Kjo Bashkësi si pjesë e Unionit, tani e tutje do të ketë kushte më të mira për aktivitetet tona të përbashkëta për ruajtjen dhe zhvillimin e kulturës, gjuhës, dhe traditave kombëtare”, tha ai.
E pranishme në këtë ceremoni ishte edhe kandidatja e Unionit për deputete në parlamentin e Kroacisë znj. Ermina Lekaj Prljaskaj, e cila u shpreh se: “Tani ka ardhur koha që së bashku t’i hapim edhe zyrat tona, aty ku kanë nevojë bashkëkombasit tanë që jetojnë në Kroaci”.